Një autobus me turistë është aksidentuar mëngjesin e së shtunës në Turqi, ku për pasojë 6 prej tyre humbën jetën, ndërsa 41 të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja e rëndë u regjistrua në autostradën Konya-Aksaray, gjatë së cilës drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e mjetit për të dalë nga rruga dhe përmbysur.
Sipas burimeve nga policia, autobusi me turistë ishte duke udhëtuar drejt pikës së frekuentuar të Kapadokia, kur aksidenti ndodhi. Tashmë një hetim i gjerë ka nisur për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.