• |
ide | kryesore

Basha pyet shkodranët: Doni një kryebashkiak të kontrolluar nga Edi Rama dhe Tom Doshi? Nuk iu dëgjoj!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Shkodra ku çeli zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 6 marsit Luzim Basha deklaroi se Partia Demokratike i ka një borxh të madh Shkodrës, pasi ky qytet i ka dhënë shumë kësaj partie.

Basha tha se shkodranët nuk duhet të kenë shembull për kryebashkiak kryeministrin Edi Rama dhe Tom Doshin, ndërsa ftoi si zgjidhjen e duhur kandidatin e PD-së, Xhemal Bushati.

“A doni një Shkodër me kryebashkiak të kontrolluar nga Edi Rama dhe Tom Doshi? Doni një kryebashkiak, i cili vendos në bashkinë e Shkodrës, modelin e Edi Ramës dhe Tom Doshit? A doni një kryebashkiak, i cili ta vendosë Shkodrën në funksion të agjendave personale dhe pazareve personale të Edi Ramës dhe Tom Doshit? Nuk iu dëgjoj! Edhe njëherë! Atëherë votoni partinë demokratike! Votoni Xhemal Bushatin”, tha Basha.

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. PD shkon e përcarë në këto zgjedhje pasi kandidat të vetin ka edhe grupimi i Sali Berishës. ©LAPSI.al



4 Comments

    1. palaco teri dhe i beri, me autobus me furgona nga lezha tu i sjell ne shkoder

      ky nuk ka per tu ndalur, kete pune do bejeedhe pas zgjedhjeve te 6 marsit

      do thote i vodhi rama berisha meta , sa me i varur te jete nga rama aq me shume do behet lolo , ka degjeneruar ne nivele bastarde

      emer sali berisha ca faji ke ti qe lulushi behet bastard i teri ,

      po dihet ai muhabet fajin e ka saliu edhe llullin

  1. Shkodra ka dhene prova.E djadhta e bashkuar Shkodrane ka fituar perballe morave te kuq te majte e komunistit te djadhte Sali Berisha.PD prape do fitoj.Rrofte PD

  2. Basha ka nje merite:”le gojehapur audiencen” kur del ne fushata.
    Edhe ne Shkoder, megjithe perforcimet dhe viziten atje te Ambasadores amerikane, Zonjes Kim, keshtu ndodhi.
    Mbeten pa goje degjuesit e paket, votues te Rames e Doshit, kur ky fliste kunder tyre, “si e ema e Zeqos maje thanes”.
    Por vete lideri dukej i lumtur dhe me ca selfi e mbylli Shkodren. Medet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *