• |
ide | kryesore

Ekuilibër total, në Rrogozhinë sfidohen për mbijetesë: Egnatia e Skënderbeu luajnë ndeshjen e ‘jetës’

-Instant, Sport



16 pikë, e zonën e rënies nga kategoria me playofin i ndajnë golat me shpëtimin që është vetëm 3 distanca larg. Kur Egnatia të presë në Rrogozhinë Skënderbeun situata është kaq e kokolavitur sa sfida mbijetesë është edhe ndeshja më e rëndësishme e javës e jo se mungojnë përplasje të tjera të mëdha. Ekuilibri mes dy formacioneve është absolute në numër fitoresh barazimesh e humbjesh, me diferencën e vetme që e bëjnë golat: rrogozhinasit shënojnë më pak e kanë pësuar më shumë, tre në secilën kolonë.

E gjitha kjo sepse Ramadani ka gjetur stabilitet në një mënyrë loje pritëse, pikërisht e kundërta e filozofisë së Memellit që me Skënderbeun e tij preferon ta luajë lojën, duke shfrytëzuar dinamizmin e lojtarëve të rinj, që eksperiencën e munguar e plotësojnë me energji. Korcarët kanë agresivitetin armën e tyre më të mirë në të dy tranzicionet e lojës, me tentativën për të rikuperuar sa më shpejt topin. Kualiteti teknik i Mensah, Marës apo Berishës vlen më shumë me topin në zotërim dhe këto karakteristika tekniku i bardhekuqve kërkon ti bëjë të vlejnë. E kundërta ndodh me Egnatian, që presingun e ushtron në gjysëmfushën e tij, duke i lënë inisiativën kundërshtarëve por pa lejuar shumë me mbrojtjen e ngjeshur dhe kundërsulmin aktiv.

Cështja është se golat janë problem dhe ky system loje nuk ekzalton aftësitë e Pedro Augustos, që ka në tabelë 4 gola, edhe pse vlen të thuhet se ka qendruar gjatë jashtë fushës. Në anën tjetër Mensah, vërtetë shpenzon më shumë në % gol-rast, por e ka tundur rrjetën 8 herë dhe në këtë pikë Memelli mund të ketë një siguri më shumë, që mund të zbusin impaktin e katër humbjeve radhazi, në të cilat Egnatia ka rikuperuar vetëm dy pikë. Në sfidat direkte megjithatë janë korcarët që mund të buzëqeshin me 4 pikë në dy përballje e ky rezultat bëhet edhe më me tepër peshë sepse një fitore në Arena Egnatia do të bëjë Skënderbeun të ketë prioritet edhe nëse kampionatin e përfundojnë me pikë të barabarta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *