• |
ide | kryesore

Jepte teste false të Covid, gjykata liron farmacistën në Lezhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Farmacistja e arrestuar të enjten nga policia e Lezhës, pasi lëshonte teste COVID-i të falsifikuara u lirua nga qelia. 25-vjeçarja Kristjana Luka u njoh këtë të shtunë me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura e reja nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me akuzat e ngritura, por ka qenë avokati i cili ka thënë se 25-vjeçarja ka qenë thjeshtë punonjëse në farmaci dhe se nuk kishte dijeni se aty kryheshin teste COVID-i fiktive.

Pasi dëgjoi palët Gjykata e cilësoi të ligjshëm ndalimin e 25-vjeçares Kristjana dhe vendosi ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ashtu siç kishte kërkuar prokuroria. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *