• |
ide | kryesore

Shpërthen bombula e gazit, merr flakë një apartament në Skrapar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas njgjarjes së rëndë në Borsh ku humbën jetën burrë e grua, banesa e të cilëve mori flakë nga rrjedhja e gazit, një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur në Skrapar, por fatmirësisht pa jetë të humbura. Një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në lagjen ‘5 shtatori’ në Skrapar.

Flakët kanë shkrumbuar thuajse tërësisht apartamentin në pronësi të Asqeri Sulejmanit, ndërsa kanë qenë banorët e tjerë që kanë njoftuar zjarrfikësen duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke shpëtuar në kohë familjen Sulejmani, të cilët kanë edhe një fëmijë invalid. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *