• |
ide | kryesore

U kap në Rinas me euro të falsifikuara, Gjykata e Tiranës lë në burg shtetasin nga Kameruni

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtetasi nga Kameruni, Josoue Ngankam, i cili u kap në Rinas me 1 mln euro është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Avokati i tij ka thënë se ai rrezikon deri në 10 vite burg. Ndaj tij rëndon akuza e mashtrimit dhe falsifikmit të parave. 

Ngankam u arrestua ditë më parë pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në bagazhet e këtij shtetasi janë gjetur sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *