• |
ide | kryesore

Video/ Egnatia fundos Skënderbeun: rrogozhinasit kthejnë bardhekuqtë në zonën e rënies

-Instant, F1, Sport, Video



Mision i përmbushur. Egnatia shkëmben vendin me Skënderbeun dhe sistemon edhe bilancin direkt me korcarët në një 90 minutësh të vetëm. Në sfidën “mbijetesë”, Ramadani thyen Memellin në stadiumin “Arena Egnatia” me rezultatin 2-0, ku vendosën golat e dy brazilianëve.

Ashtu si në fazën e parë në Rrogozhinë, Pedro Augusto ndëshkoi korçarët, duke hapur sfidën në minutën e 15′, e duke konfirmuar sa i rëndësishëm është për rrogozhinasit. Pas goditjes së Ilirid Ademit, portieri Rexhepi arriti të reagojë, por topi përfundoi në këmbët e sulmuesit brazilian që nuk mund të gabonte. Nervoze dhe më tepër agresive se e bukur, ndeshja dhuroi momente tensioni, ndërsa vetëm në të 32 Skënderbeu iu afrua golit me Berishën, që gaboi krejtësisht konkluzionin në fund.

Situata nuk ndryshoi pas rifillimit dhe goli i dytë që vulosi ndeshjen u shënua në përfundim të një aksion model të Egnatias, të finalizuar nga Xhekson. Perfekte trajektorja e braziliani, që mposhti Rexhepin i ndihmuar edhe nga shtylla para se topi të përfundonte në rrjetë në minutën e 76. Korcarët ishin pa forcë, ndërsa Egnatia ruajti kontrollin e ndeshjes, duke ngacmuar në dy raste me Pedro Auguston.

Ky sukses e ngjit Egnatian provizorisht në vendin e 7 në kuotën e 19 pikëve, duke parakaluar Skënderbeun tani i 9-i me 16 pikë, në shoqërinë e Dinamos po me 19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *