• |
ide | kryesore

Penallti e përsëritur e polemika, Partizani e Vllaznia i bëjnë keq njëri-tjetrit: Brdaric e pëson kur mbeti me 10 lojtarë

-Instant, F1, Sport



Duhej fitorja, por nuk e mori askush. Partizani e Vllaznia barazojnë 1-1 në Air Albania, në një ndeshje të tensionuar e me polemika, për penalltinë që hapi ndeshje në favor të shkodranëve e kartonin e kuq për Hakajn, të akorduar me VAR, që e la skuadrën e Brdaric me 10 lojtarë, duke i dhënë mundësinë të kuqve të barazonin me Carën në pjesën e dytë.

Mehmeti nuk mundi të shihte mirë nëse idea e tij për të përballuar Vllazninë ishte ajo e duhura, sepse Bitri preku një top brenda zonës që në minutën e 8, për të cilin Lata akordoi penalltinë, nën protestat e Partizanit. Protesta që do të bëheshin edhe më të forta, pasi goditjen e parë të Latifit, portieri Hoxha e bllokoi, por VAR vlerësoi se kapiteni i të kuqve kishte dalë përpara portës dhe e përsëriti 11 metërshin, duke i dhënë një shans të dytë Latifit, që këtë herë nuk e humbi. Reagimi i Partizanit erdhi me Markun e Skukën, që frikësuan Zogovic. Megjithatë në fundin e pjesës së parë gjërat u ndërlikuan për Brdaric, sepse Hakaj u ndëshkua me karton të kuq, për një goditje në fytyrë ndaj Markut. Arbitri e mori vendimin vetëm pas konsultimit me VAR.

Me 10 lojtarë ishte e kuptueshme që Vllaznia luajti në pritje pjesën e dytë, duke lënë vetëm hapësirë për kundërsulmin. Tentativat e të kuqve u shtuan, duke vënë në provë mbrojtjen e shkodranëve. Skuka në të 53, e Bitri në të 57 nuk mposhtën Zogovic, por portieri u detyrua të dorëzohet në të 65, kur Cara barazoi rezultatin. Presioni i skuadrës së Mehmetit ishte i madh, por në shtesë traversa shpëtoi Vllazninë në goditjen e Carës. Vllaznia ngec në vrapin e saj drejt titullit dhe tani rrezikon ta shohë Tiranën ti shkojë edhe më larg, ndërsa edhe Partizani, për Europën duhet të shpresojë vetëm te Kupa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *