• |
ide | kryesore

Adriano nuk heq dorë nga “prapësitë”: feston 40 vjetorin me të dashurën e re… 20 vjet më e re

-Instant, Sport



Adriano sapo i ka mbushur 40 vjeç (ka lindur më 17 shkurt 1982), por ka një përvojë të pasur në fushë dhe jashtë saj të pakrahasueshme. Ish-sulmuesi brazilian me shumë mundësi do të mbahet mend për humbjen e talentit të tij të madh mes alkoolit, depresionit dhe problemeve jashtë futbollit. Por, ish-qendërsulmuesi i Interit me siguri nuk mund të fajësohet kurrë se nuk e ka shijuar plotësisht famën e tij…

Adriano festoi ditëlindjen e tij të 40-të dhe këtë e bëri në shoqëri të shkëlqyer. Braziliani në fakt e ka kaluar ditëlindjen me atë që në Brazil e përcaktojnë si partneren e tij të re, Ceu Oliveira. Vajza, një studente e infermierisë, është 21 vjeçare: pak më shumë se gjysma e moshës së ish-sulmuesit të Interit. Çifti u fotografua nga tabloidët teksa mbërriti në Sao Paulo rreth një javë më parë me avionin privat të ish-futbollistit.

21-vjeçarja ka postuar një Instagram Story në shoqërinë e Adrianos, duke shkruar: “Të uroj gjithë lumturinë në botë. Gëzuar ditëlindjen”. Mediat braziliane e cilësojnë vajzën me origjinë nga Rio de Zhaneiro, si të dashurën e re të Adrianos. Ish-sulmuesi i kombëtares së Brazilit, karriera e të cilit u shkatërrua nga problemet serioze jashtë fushës, të enjten e ftoi vajzën në festën e tij të ditëlindjes e konceptuar në temën Flamengo: me ushqim, vallëzim dhe muzikë në një restorant pranë shtëpisë së tij në Rio.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *