• |
ide | kryesore

Basha “shënjestron” Berishën: Kush ka luajtur rol gjatë diktaturës, nuk do të ketë pozita drejtuese në PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha, Protesta



Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh të prerë, duke shënjestruar dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, në ditën e 31-vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Gjatë fjalës së tij, Basha deklaroi se “Askush që ka luajtur një rol gjatë diktaturës, të mos ketë më pozita drejtuese në PD”. Më tej, kreu i PD u zotua se nuk do të lejojë më kurrë në mesin e demokratëve, por edhe të shoqërisë, kultin e individit.

“Çdo shoqëri që mendon se dikush nga ne, sado i talentuar, i aftë apo i djallëzuar të jetë, është Zot apo gjysmëzot, përfundon shumë keq. Mesazhi i dytë është një ndjesë në emër të Partisë Demokratike drejtuar së pari të përndjekurve politikë, për premtimet e papërmbushura. Dhimbja është terapia më e mirë që të mos përsërisim të keqen. Le të jemi dhe sot një familje e përbashkët sic ishim 31 vite më parë, jo vetëm e demokratëve, sepse ky shesh nuk ishte i mbushur vetëm me demokratë, kishte dhe ish-anëtarë të Partisë së Punës, të cilët u bashkuan me demokratët për të shembur kultn e diktatorit. Të zotohemi që përmes veprimeve tona të mos e lejojmë më kurrë kultin e individit, as në mesin tonë, as mes shqiptarëve. Zoti na ka bërë të barabartë, detyra jonë është t’i japim mundësi të ecë përpara. Askush mes nesh nuk mund të jetë më Zot. Të shtyjmë përpara procesin e dekomunistizimit, me ndihmën edhe të partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh kryedemokrati.



11 Comments

  1. Po citoj: “Çdo shoqëri që mendon se dikush nga ne, sado i talentuar, i aftë apo i djallëzuar të jetë, është Zot apo gjysmëzot, përfundon shumë keq. Me pelqen! Por do ta besoj kur te saksionohet ne rregullat e fuksionimit te PD.

  2. Per ke Parti e ke fjalen o -Lulush-?Ti ke ikur si Qeni ne vreshte.Nuk ke me Parti more i leshte .Merri ata zagaret dhe strehou tek -EDVINI-

  3. nje nga ato qe ti i citon je etollon i se vertetes ti .qe do te dukesh si zot dhe qe ke uzurpur partine demokratika llull hap procesin e kryetari te ri te partise pasi ne kete parti ka te tjera te rinj qe jane disa here me te zgjuar ndershem te pa koprementuar se ty

  4. Ti je nje halè dhe kaq! Ti nuk ke te drejete se je askushi dhe aty te mban dhuna e policise se bandes se se hajduteve ku mer pjese, o kermill i jargavitur!

    1. Foli demokrati I oreve te para. IK zhduku o kermill jarganjos. E pame se kush je e si je. Hajdut, mashtrues, tradhetar. Qylaxhi.

  5. Luli prit edhe nga 30 vjet te tjere e pastaj pastro pd nga komunistet. Kemi ende kohe. Nuk ke faj jo Mjere ky popull qe pati kete fat si nga i “gjati”si nga ti qe i a lehteson punen per te shtypur kete popull gjumash qe nuk ju marrin te dy bashke e tju hedhin ne koshin e plehravet te historise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *