Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se këngëtarja e njohur Kelly Clarkson ka bërë kërkesë për të ndryshuar ligjërisht emrin e saj.
Sipas,’People’, Kelly ka paraqitur dokumentet në një gjykatë të qarkut të Los Angeles për t’i hequr mbiemrin dhe të rregjistrohet me emrat e saj të parë dhe të mesëm, Kelly Brianne.Kur u pyet se pse donte të ndryshonte emrin ajo deklaroi se ” kjo gjë pasqyron më plotësisht se kush jam unë”.Një seancë gjyqësore në lidhje me kërkesën është caktuar në 28 mars,ndërsa këngëtarja ende nuk ka folur për këtë cështje në rrjetet sociale apo gjatë emisionit të saj. Ndryshimi i emrit vjen pas divorcit me Brandon Blackstock. Ata kanë dy fëmijë së bashku, vajzën River Rose, 7 vjeç dhe djalin, Remington, 5 vjeç.