• |
ide | kryesore

Mourinho, pas përjashtimit nga Verona, thyen heshtjen në rrjetet sociale: “Më mirë të mos flas, të dielë të mbarë”

-Instant, Sport



José Mourinho, i përjashtuar me karton të kuq gjatë ndeshjes së djeshme 2-2 ndaj Veronës, nuk foli në fund të ndeshjes, por sërish ka dashur t’u dërgojë një mesazh tifozëve të Romës përmes Instagramit. Dy foto që portugezi i përkufizoi me ironi “zotërimi i topit” dhe “futbolli i drejtpërdrejtë” përpara se të inkuadronte stadiumin Olimpic dhe të shkruante: “I dua këta njerëz dhe luftoj për ta. Më mirë të mos flas dhe të shkoj për darkë. Të dielë të mbarë”.

Ajo e José Mourinhos ishte një mbrëmje e vështirë. Barazimi me rikuperim nga 0-2 në 2-2 kundër Veronës soli vetëm një pikë për Romën, por në Olimpico portugezi e përjetoi keq ndeshjen. Së pari një top i goditur prej tij direkt në tribunë pas një ndërprerjeje të lojës nga arbitri Pairetto, me të cilin kishte pasur përplasje edhe në të kaluarën, më pas protestat e përsëritura në fund të ndeshjes që çuan në përjashtimin e tij, me skenën e hedhjes së një shishe, që sigurisht mund të shmangej. Nervozizëm dhe zemërim që vetë Mourinho nuk ka dashur ta shpjegojë pas ndeshjes, duke “dribluar” kamerat dhe intervistat e ndryshme, duke vendosur të largohej në heshtje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *