• |
ide | kryesore

Protesta për shembjen e shtëpive, Fatos Lubonja iu bashkohet banorëve të 5 majit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fatos Lubonja i është bashkuar protestës së banorëve të “5 majit” kundër shembjes së banesave të tyre. Analisti e cilësoi një projekt kriminal dhe theksoi se qeveria iu ka vënë rruspat banorëve për t’i hapur rrugë lavatriceve të pastrimit të parave.

“Këtu është e qartë që gjithë këto shtëpi janë ndërtuar me mundim të gjatë, me djersë. Ca thonë janë zaptuar toka, po këtu është një djersë njerëzore e një jete. Ky projekti është një projekt kriminal që kërkon të pastrojë paratë e pista të njerëzve të krimit, por qeveria është qeveria e krimit prandaj ju ka vënë ju ruspat për t’i hapur rrugën lavatriçeve të parave. Është një problem i gjerë që përfshin gjithë Shqipërinë, ju jeni një pjesë.
Thotë një fjalë e vjetër popullore, ‘çfarë sheh në kodër, prite në votër’. Me sa e shoh unë këtë punë, kjo bandë kriminale, fiton me lote, punon me të hangër pak e nga pak. Shumë njerëz që e shohin në kodër, thonë s’po më vjen në votër”, deklaroi Lubonja.

Ai deklaroi më tej se duhet të jemi këtu me mbrojtur këtë shoqëri, që po e ha kjo bandë. “Duhet me i thënë ‘ndal’ kësaj”, ishte thirrja e Lubonjës.

Banorët deklaruan se nga ana e shtetit nuk ka asnjë argument për t’u përballur me ta për shembjen e shtëpive dhe se gjithçka është e kundraligjshme.

“Për sa kohë ato heshtin e pranojnë që ne kemi të drejtë dhe gabim janë ata. Caktojnë një datë, nuk është pa qëllim se kemi një mega aferë, inceneratorët. Duhet të japin llogari si e kanë marrë vendimin, ku janë bazuar, si është procesi i vendimmarrjes. Kjo gjë nuk ka ndodhur, është thjesht e kundraligjshme.

Plani është miratuar gjatë pandemisë, 3 prill 2020 dhe doli për publikun 2 javë përpara. U desh 2 vjet që të bëhej transparent një plan i miratuar në 2020. Ne nuk dimë asgjë, se si e kanë marrë vendimin”, thanë banorët.



6 Comments

  1. Po citoj nje rrjesht nga shkrimi i Lubonjes “Ca thonë janë zaptuar toka, po këtu është një djersë njerëzore e një jete” Zoti Lubonja mendesia jote komuniste nuk te len te shohesh realitetin e krijon pseudorealitete. Eshte e vertete qe ata “Zaptuesit e tokes” kane harxhuar parate e fituar me djerse, por prona qe kane zaptuar njekohesisht eshte blere me parate e djerses se pronareve te tokave. Me kete dua te them qe ligjerisht kane te drejte pronaret e tokes, dhe atyre ju perket demshperblimi, ndersa ata qe kane ndertuar pa leje e ne toke te huaj, e qe skane dokumenta legalizimi duhet te trajtohen si qenje sociale qe meritojne nje çati mbi koke.

  2. YMER GELBAZA DUKE MASTURBUAR SHUME HERE DHE SHUME KOHE TANI NGA KARI PO I RRJEDH QELBESIRE DHE MUT ME QIME NGA BYTHA E FRROK CUPIT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT ,MET VELIUT ,CARLO BOLES BOLINO DHE DRITAN HALE’s

  3. Pse nuk ngrihej Fatos Lubonja kur njerzit nuk kishin buke te having ne komunizem,e ai bente qefkur I jati ishte ne qeveri?

  4. I pa emer I ores 13,50 mos harro se ne kohen e komunizmit Lubonja djale i ri 26 vjec u fut ne burg familjarisht. E mbas burgut ka shkruar e punuar e nuk zuri karrike as ne politike e as ne parlament. Ndersa Rama ka gezuar shume è me shume se kushdo nga komunizmi. Banoret è 5 Maji kane te drejten e tyre. Tokat ku jane ndertuar keto shtepi kane pas pronare le tu kthehet atyre osé pronaret e shtepive te paguajne token me cmimin e tregut. Veliaj e Rama do te pastroje parate e droges e do te bejne tregti me apartamentet.

  5. KTO JANE PASOJE E ASAJ SE KOMUNIZMI NUK RA DHE AS NUK U SHEMB, KOMUNIZMI DHE KOMUNISTET U BENE QEVERITARE, PRONARE DHE KAPITALISTE SI BERISHA, META, RAMA, NANO ETJ. JU KOMENTUESIT BINI FYELLIT MELODIOZ “JO PO KY, E JO PO AI”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *