• |
ide | kryesore

Shoqatat e bareve e restoranteve kundër Rakacollit: Absurde mbajtja e masave pa afat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shoqatat e Bareve dhe restoranteve ka reaguar pas një deklarate të kryetares së komitetit teknik të ekspertëve se “nuk do të ketë lehtësim dhe aq më tepër heqje të masave AntiCovid edhe për disa kohë”.

Shoqata thotë se deklarata është kontradiktore sepse, ndonëse gjykimi i këtij komiteti ngrihet mbi “shifrat të qëndrueshme” nuk ka asnjë prirje për ti ndryshuar këto masa.

Përfaqësuesit e këtyre bizneseve thonë se do të ishte e shpjegueshme nëse shifrat do të luhateshin apo do të tregonin përkeqësim të situatës duke sjellë në vëmendje edhe atë që po ndodh në Europë.

“Është nevoja t’i kujtojmë këtij komiteti se më të penalizuarit për të gjithë ekonominë e vendit vazhdojnë të mbeten aktivitetet e shërbimit të cilët i vënë ‘drynin’ mjediseve që në orën 23:00 ndërsa në vendet e tjera evropiane intervalet e mbylljes janë vetëm pak orë (shikoni Holandën).

Me keqardhje përcjellim gjykimin kolektiv të bizneseve të bareve, dhe restoracionit për këto masa, të cilat i përkthejnë si absurde dhe madje qëllimisht penguese veçanërisht në këto momente kur vendet evropiane nga më skeptikët si p.sh Gjermania, japin mesazhe optimiste dhe shprese se deri në muajin Mars masat jo vetëm do të lehtësohen, por madje do të hiqen.

Nga vendet e rajonit Greqia duke nisur nga data 1 Mars fillon sezonin turistik duke hequr çdo masë kufizuese, madje duke filluar nga sot ka lehtësuar ekstremisht këto masa. Nuk mund të vazhdohet me këto qëndrime e vendime të njëanshme dhe të paargumentuara.

Shoqatat përfaqësuese të kësaj industrie propozojnë heqjen e të gjitha kufizimeve për ti dhënë frymëmarrje kësaj industrie që vuan e vetme pasojat shkatërruese të pandemisë” – thuhet në deklaratën e Shoqatës Shqiptare e Turizmit – ATA & Shoqata e Bareve, Restoranteve & Kafeve – BRC. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Vetë e keni fajin dele muti që e ulët kokën tani edhe në vende të tjera po ngrihen fuqishëm në protesta por është disi vonë se ju ka hyrë thellë shiringa

  2. Na hengshi mune ju te kafe restoranteve dhe racakallave te qeverise. A thua sikur keni mbajt maska, yyyy plehra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *