• |
ide | kryesore

Vijojnë ortekët e borës në Theth, ARRSH jep detaje për situatën

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar paraditen e kësaj të diele ka bërë me dije se në zonën e Thethit vijojnë që të bien ortekë.

Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook shihet sesi bora e rënë një rrugë, herë pas here bllokon qarkullimin në aksin Bogë-Theth.

Ndërkohë vazhdimisht mjetet e pastrimit qëndrojnë në këtë segment për të mundësuar qarkullimin pa problem të automjeteve.

“Në Bogë-Theth vijojnë të bien ortekë të cilët bllokojnë qarkullimin dhe vështirësojnë punën për pastrimin.

Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks.

Bogë-Qafë Thore qarkullimi kryhet pa problem“, thuhet në njoftimin e ARRSH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *