• |
ide | kryesore

Albin Kurti bën lëvizjen e parë për rritjen e pagës minimale në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Albin Kurti ka paralajmëruar të hënën se ka nisur puna për rritjen e pagës minimale. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kurti ka thënë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka përgatitur projektligjin, i cili së shpejti do të dalë në konsultime publike.

“Për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme”, ka shkruar Kurti.

Deklarata e tij e plotë

Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale, drejt përmbushjes së një tjetër zotimi

Për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme. Ende pa i mbushur një vit në qeverisje, kemi filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale.

Si hap i parë është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistuese në lidhje me rritjen e pages minimale. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike.

Krahas kësaj, në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale. Propozimi pastaj miratohet në Qeveri dhe kësisoj përmbyllet procesi.



1 Comment

  1. Ky edhe pordhen kur e ben ta shet sikur mban ere te mire .”Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale” filloj puna thote, bjeri shkurt rrite pa pas nevoje per “me fillu puna”. Ne 5 vitet e fundit ne Shqiperi eshte rrit 3 here paka minimale e ska pas kshu patetizmash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *