• |
ide | kryesore

Analiza në “The Guardian”: A është ende e mundur të shmanget lufta në Europë

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit



Perëndimi është më i bashkuar që nga Lufta e Ftohtë, por e ardhmja e Ukrainës varët në fije të perit.

Nga Timothy Garton Ash, The Guardian*

“Mendoj se Putini do të investojë në Kiev”, – më tha një gjeneral i NATO-s. Për një moment mendova se e kisha dëgjuar keq. Pastaj kuptova se ai po përdorte foljen “investoj” në kuptimin e vjetër ushtarak të rrethimit të një qyteti pa e pushtuar atë. Kjo fjalë e vetme tregon se sa prapa kemi shkuar në Evropë gjatë 15 viteve të fundit: nga një botë ku “investimi” do të thotë të investosh pará në një vend, në një botë ku “investimi” do të thotë ta rrethosh atë me një ushtri.

Presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftën e tij personale perëndimit 15 vjet më parë, në fjalimin e vitit 2007 në konferencën e sigurisë në Mynih. Në konferencën e këtij viti, nga e cila sapo jam kthyer, të gjithë po përpiqeshin të kuptonin se si kemi ardhur në prag të asaj që mund të jetë lufta më e madhe në Evropë që nga viti 1945 dhe nëse ende mund ta parandalojmë atë. Me gjithë diplomacinë e minutës së fundit, Rusia vazhdon të përparojë drejt veprimeve të mëdha ushtarake. Pretendimi i saj propagandistik për një sulm ukrainas përtej kufirit të saj dhe një evakuim televiziv i grave dhe fëmijëve nga para-militarët separatiste të Donetsk dhe Luhansk janë krijuar padyshim për të ofruar një justifikim mashtrues për agresionin rus. Në këtë moment që po shkruaj, nuk e di saktësisht se çfarë forme do të marrë agresioni i ardhshëm, por siç tha një ditë më parë presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, Rusia tashmë i ka vënë Ukrainës “një lak rreth qafës”.

Kjo ishte konferenca më elektrizuese e sigurisë në Mynih që kam përjetuar. Ajo u shënua gjithashtu nga një ringjallje e madhe e “perëndimit”, një term që besoj se u varros nga mospërdorimi pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Tani të gjithë u rreshtuan për të shpallur unitetin e palëkundur të Evropës dhe Amerikës së Veriut. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken u ul në skenë pranë ministres së jashtme gjermane Annalena Baerbock, sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg krah për krah me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe të gjithë deklaruan se mes tyre nuk kishte ndarje as sa trashësia e një cope letre.

Por ky është një “perëndim” i ndryshëm nga aleanca gjeopolitike e Luftës së Ftohtë. Falë zgjerimit të BE-së dhe NATO-s për të përfshirë shtetet baltike, Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Rumaninë, ky perëndim i ringjallur tani qëndron në kufijtë perëndimorë të Rusisë. Dëgjohen edhe një herë zëra që thonë se zgjerimi i NATO-s ishte një gabim i madh duke provokuar gjoja reagimin e Putinit. Por ku do të ishte Estonia sot pa sigurinë e fortë të ofruar nga NATO?

Përgjigje: Jashtë, në të ftohtë me Ukrainën, në një harresë të errët pasigurie.

Mesazhi më i qartë nga Mynihu ishte se NATO është e vendosur të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të anëtarëve të saj lindorë. Qytetarët e Narvës, një qytet estonez pikërisht në kufirin e Rusisë, mund të flenë më të qetë në shtretërit e tyre, siç nuk mundet asnjë ukrainas.
Në një “drekë ukrainase” në Mynih, Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm i Ukrainës, shpalosi atë që dëshiron vendi i tij: armë, diplomaci, sanksione, mbështetje ekonomike dhe një perspektivë të qartë të anëtarësimit eventual në BE.

Çështja e armëve ndan ende perëndimin. SHBA-ja, Britania, Polonia dhe shtetet baltike furnizojnë Ukrainën me armë mbrojtëse; Gjermania jo. Unë rrallë kam parë aq shumë kritika në internet sa kam marrë për një rubrikë të “The Guardian” që shkrova 7 vjet më parë, në shkurt 2015, duke argumentuar mbi furnizimin me armë mbrojtëse të Ukrainës në një kohë kur forcat e armatosura të Putinit kishin ndërhyrë drejtpërdrejt në rajonin e Donbasit për të nxjerrë ushtrinë ukrainase nga territori i saj. Tani pyes: po sikur të kishim bërë më shumë gjatë këtyre 7 viteve për të ndihmuar Ukrainën të ndërtonte elasticitetin e saj ushtarak, në interes të parandalimit, duke e bërë veten të patrembur nga “ariu rus”?

Kjo nuk është thjesht një hipotezë “po sikur?”. Çfarëdo që të ndodhë në Ukrainë gjatë ditëve dhe javëve në vijim, çështja e moralit dhe prakticitetit të ndihmës mbrojtëse nuk do të anashkalohet. Pas saj qëndron pyetja më e madhe nëse Evropa është e përgatitur të tregojë fuqinë për të mbrojtur rendin e saj liberal, përballë agresionit rus në Evropë dhe çfarë mund të ndodhë pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA.

Janë edhe masat joushtarake. Kur bëhet fjalë për to, Gjermania është fuqia qendrore e Evropës, e ndjekur nga Franca dhe Britania. Gjermania ka bërë më shumë se kushdo tjetër në Evropë për t’i dhënë mbështetje ekonomike Ukrainës. Kancelari gjerman Olaf Scholz e trajtoi mirë në takimin e tij me Putinin në Moskë, dha edhe një mesazh të qartë në Mynih për kostot që do të përballet Rusia në rast të një pushtimi.

“Le të qëndrojmë së bashku,” – tha ai, duke e shqiptuar në anglisht për ta theksuar.

Prova më e madhe e këtij “qëndrimi së bashku” do të vijë nëse Putini ndalet nga pushtimi të drejtpërdrejtë dhe në vend të kësaj kufizohet me diplomacinë shtrënguese, sulmet kibernetike dhe njohjen e të ashtuquajturave republika popullore të Donetsk dhe Luhansk, të cilat i shpalli të hënën. Më pas mund të ketë çarje në unitetin perëndimor, me Gjermaninë ndoshta të tunduar për të vazhduar me gazsjellësin Nord Stream 2 nga Rusia.

Në rast të një inkursioni të armatosur, fillimisht do të kishte një përgjigje të bashkuar për sanksionet, por sa efektive do të ishin ato dhe për sa kohë mund të mbaheshin? Në Mynih, nga liderja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya mësova se sa boshllëqe ka lënë perëndimi në sanksionet e tij të supozuara gjithëpërfshirëse ndaj regjimit të diktatorit bjellorus Alexander Lukashenko.

Putini ka krijuar më shumë se 600 miliardë dollarë rezerva financiare dhe ka bërë lëvizje të tjera parandaluese. Në çdo rast, një fuqi që është e përgatitur të përdorë pa hezitim dhunën ka një avantazh përshkallëzimi ndaj fuqive që heqin dorë nga përdorimi i forcës. Siç thotë shprehja e vjetër polake: “Ne luajmë shah me ta, ata luajnë me ne”.

Përtej kësaj qëndron çështja e strategjisë sonë afatgjatë ndaj territoreve midis BE-së dhe Rusisë. Aktualisht, ne nuk kemi një të tillë. Scholz tha se nuk duhet të kthehemi në një Evropë të ndarë në sfera ndikimi: “Asnjë vend nuk duhet të jetë oborri i pasmë i një vendi tjetër”. Por nëse nuk jeni seriozë për hapjen e perspektivës së anëtarësimit në BE që e kërkoi ministri i jashtëm ukrainas, duke e ditur mirë se procesi do të zgjasë shumë vite, pikërisht këtu largoheni nga Ukraina, duke e lënë një oborr të pasmë, me një gangster famëkeq që i qëndron mbi kokë.

Tani për tani, në atë që mund të jetë minuta e 59-të e orës së 11-të, pyetja është nëse mund të bëjmë ndonjë gjë për të shmangur një tragjedi tjetër të përgjakshme në një pjesë të kontinentit tonë që tashmë ka vuajtur shumë më tepër tragjedi sesa pjesa e saj e drejtë. Kur ta lexoni këtë, mund të jetë tashmë tepër vonë.

*Timothy Garton Ash është një historian, shkrimtar politik dhe kolumnist i Guardian ©Përshtati në shqip LAPSI.al



1 Comment

  1. Thon nje fjal te urt .dashurija nuk njeh kufi.keta jan aq materialista dhe àq dashuri kan per te.saqe i ngjan nje femre qe ka nje ide ne kok dhe me e leht eshte ti kepusesh koken se ti heqesh iden .por sido qe ta spjegojm ne njerzit nuk ja plotsojm kuptimin hakun .i madhi zot e ka qàrtesuar me se miri.ne lillje me egon .n njeriu ka ego qe nuk ngopet ne gjith Ullzimin Hyjnor.dhe Synetin Profetik karakterizohet egoja tek njeriu per anen materiale si pafundesi i pa ngopur.mjer ai qe bie ne ket pozit egoja i prish shpirtin humb ndjeshmerin per mir.i hap rrug djallit per ta komanduar at njeri tek ai zhvillohen ne mendjen zemren e tije shirtin e tije antivlera.kjo eshte fatkeqsi te keqen vetes sja don dhe kunder vetes vepron sepse duke vepruar kunder tjervet dhe tjeret ne menyr te ndersjellt del kundervetes.shkaqet jan angazhimi vazhdushem marrja pervojes dhe fuqìja mbrojtese e ka ber shkoll strategji dhe angazhim te keqen.mendon se ajo e ben rehet dhe se ajo i zgjill problemet dhe se ajo e shpeton .ndersa e keqa ka perfundim fatal.sepse gjithcka asht kriju dhe zhvillohet me mas kurse politikanet nuk njohin rregull mas vetem interes qe eshte burim padrejtesish.duke shkatrru gjith sistemet e burimeve qe japin dobi mirqenje.tani qe strategjive nuk ju plotsuan mundesit filluan te mendojn zgjilljet dhe normalisht zgjilljet sejcili i ben sipas formimit pervojes..mundesive dhe praktikisht.kjo eshte pasqyra .e te gjithave qe zoterojn filluan te propagandojne ne menyra te ndryshme si te paksojn popullsin dhe e vendosen me ligje.ja fillun me abortin .me pas per te pasur pushtet.dhe larguar vemendjen nga e verteta .shkatrruan familjen lilljet ndernjerzore.moralin .dhe zevendesun me te kunderten si mjet perfitimi ne zhvillim tani e pan qe njerzit e kuptun dhe po u iken pushteti nxorren vaksinen cipin si mjèt mbikqyrje dhe seleksionimi deshen ta bejn pasaport e pan qe ďeshtuan sepse konkurenca leviz me shpejtesi.dhe doli ne sken lufta te fuqishmit kan plane qe shkojn deri ne 1vitedhe i levizin shpejt si fletet e librit.por fatkeqsisht per to qe mendja me fuñksionin e veprimit si ralitet jan shum larg si koh .se mendja eshte deshir ego. Pa rregull mas .ka gjith universin brenda.kurse mundesit gjallesat si funksion.nuk i pergjigjen gjith kesaj màse deshirash por vetem nevojash por me rregull mas hak.dhe lillje me Zotin e Tyre.Tani te ndollur ne sfid shumica njerzore te hutuar pyesin a ka mundesi cmangje.nderkohe qe ne jemi te semur ne gjendje kome kemi rreshitur prej nje shekulli me mendim drejt parajses me fjal por keto dinak na suallen buz ferrit duke na dhen sapunin per djath.si mendoni qe automatikisht te shduket kjo e keqe nga mezi jon shpirti jon nderkoh qe e ka ber punen ne politik ligje veprim.ne ket konkurenc te se keqes mbi te keqe qe ka shkaktu pervoj konkurenc strategji dhe shkall dikush bie tjetri ngrihet nga grupet njerzore me eksperienca dhe ego gjithnje te strategjive me shkatrruese.ku asnjera pal ska me fuqin te keshilloj tjetren per mir se spranojn nuk besojn te gjith ket e beri largimi nga e verteta..duke disiplinu jeten mbi baza interesi.tani qe mundesit nuk permbushin interesin dhe.ra disiplina mungesa .ndergjegjes .dhe egoja vazhdushmeris se interesit i vendosi gjith perball njeri tjetrit si armiq.duan zduan ka rraksion zinxhir debat mungesash dhe ego epersije qe mungesa vlerave qe ne vend te butesis meshires angazhimit mir prollon te kunderten filmi shfaqet sipas xhirimit 100 ne formim pervoj strategji.tani a ka mundesi shpetimi po dhe po.vetem si thot i madhi Zot me te Verteten Vetem Ajo eshte ilaci sherues qe i shpeton te gjith vula zgjilljeve .ndryshe nga kjo do prekni shihni dhe shijoni vetem caktimin e TeMallit Zot per ju dhe ne diten qe futeni ne Zjarr do degjoni ligjeraten e djallit qe ju nuk ju ka detyruar ne te keqe se ska pasur pushtet mbi ju.vetem ju ka ftuar kurse te keqen e keni zgjellur vet.mas miri te gjith i ka treguar i Malli Zot ne shpalljen e tije..komenti behet si kujtes qe shpetimi ekziston moment pas momentit vetem I MALLI ZOT ULLZIMI TIJE QE E NJOHIN DHE ORIENTOJN DREJT PASUESIT E TIJE.kjo nuk esht detyrim thjesht kujtes.dhe kjo kujtes si keshill per mir dhe ndalim nga e keqa eshte zhvilluar qe kur eshte krijuar jeta dhe vazhdon deri ne qamet moment pas momenti kush e ndjek shpeton dhe kush se ndjek humb.diturija keshilla per mir dhe largimi nga e keqa eshte pergjegjsi hak per ato qe se din nga ato qe e din .ajo qe keshilloj esht largohuni nga urrejtja hakmarrja dhe ajo qe sju takon rujuni hakut gjithckaje lini thacethemet fitnen largohuni haramit kerkoni hallallin se do tu mjaftojn.ndiqni dhe praktikoni ullzimin hyjnor nese deshironi shpetim.rrug tjeter shpetimi nuk ka per ne Zoti dhe Vetem Zoti rruga e drejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *