• |
ide | kryesore

Basha: Rama në panik, kërkon të pengojë punën e komisionit për inceneratorët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Basha



Lulzim Basha ka reaguar lidhur me debatet e zhvilluara sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët.

Lexo më tej: 

Takoi Arben Krajën, PS çon në SPAK Jorida Tabakun 

Ngrihen zërat në Komisionin Hetimor për inceneratorët/ Tabaku: Nëse e prish mbledhjen do t’i kërkoj Gardës të të largojë

Afera e inceneratorëve/ Tabaku pas takimit me Krajën në SPAK: Sot pyetet Ahmetaj, Balluku, Sako

“Edi Rama dhe PS po bëjnë gjithçka për t’i ikur drejtësisë. Ata po përpiqen ta pengojnë dhe të largojnë vëmendjen nga puna e madhe që ka kryer Jorida Tabaku me Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Ne nuk do të tërhiqemi, por do të vazhdojmë të vendosur, punën, për të zbuluar gjithçka, deri në fund.
Shqiptarët e dinë që qeveria ka shumë për të fshehur, dhe që ky komision po i zbulon dita ditës se si ata kanë vjedhur 430 milion euro.

Ne inkurajojmë prokurorët të bëjnë punën e tyre dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe PS që të mos nervozohen, ndonëse duket qartë se pse kanë gjithë arsyet e botës për tu frikësuar.”- shkruan Basha.



2 Comments

  1. Rama në panik??? Doemos do kete frike sepse ka vjedh si gamori ne duhan . Ka fut durt kudo ku ka leke .
    Ky ka vjedh aq shume sa as me 100 ergastolo nuk ka te lare me kete popull

  2. o lul i mbushe breket plot sa permend emrin e te madherishemit tone dhe burrit shtetit rama po te ishe ti qe e ndien qe nga larg eren e lekevve e jo me te eurave sdo kishe lene kusur pa marre se bashku me tabaken e gridaren e kompani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *