• |
ide | kryesore

Brozovic gjen buzëqeshjen te rinovimin: 6 milionë euro në sezon, deri në vitin 2026

-Instant, Sport



Një ditë pas humbjes së rëndë në shtëpi kundër Sassuolos, ka edhe një motiv për të buzëqeshur në shtëpinë e Interit. Është arritur marrëveshja për rinovimin e kontratës, për katër vite të tjera, për Marcelo Brozovic, i cili zgjat kështu bashkëpunimin me Interin deri në vitin 2026. Kroati, i cili iu bashkua zikaltërve në vitin 2015 dhe shkon në skadencë në qershor, do të përfitojë 6 milionë në sezon, duke blinduar kështu gjithnjë e më shumë mesfushën e skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi.

Brozovic është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skemave të teknikut dhe interesimi për kroatin nga klubet e tjera ka qenë një pikë që frikësonte Interin. E megjithatë, lojtari ka shfaqur gjithnjë dashurinë për ngjyrat dhe klubin milanez dhe pikërisht në këtë pikë kanë qenë të fortë drejtuesit e Inter në kujdesin për të ndërtuar negociatën e duhur për të bindur Brozon të vazhdojë. Mungon ende e bardha mbi të zezë, me firmën që duhet të mbërrijë në orët në vijim, por optimizmi filtron nga palët dhe marrëveshja është dhënë për e kryer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *