• |
ide | kryesore

Chriss Teigen reagon keq ndaj komenteve për shtatëzani

-Instant, Paparazzi, Slider



Chrissy Teigen dhe John Legend duan ta zgjerojnë edhe më familjen e  tyre! Ishte modelja ajo që pak ditë më parë njoftoi vetë fansat përmes një postimi në Instagram, duke thënë se po i nënshtrohet metodës IVF.

Ndonëse u tregua e hapur duke folur për përpjekjet e saj, Chrissy i kërkoi ndjekësve, të mos e pyesnin për asgjë në lidhje me shtatzëninë.

“Ju lutem shumë, madje ju përgjërohem të mos më pyesni më nëse jam shtatzënë. Edhe pse e di që e thoni me emocion apo me qëllime të mira, s’më pëlqen ta dëgjoj sepse unë për momentin jam komplet e kundërta e të qënit shtatzënë. Nga ana tjetër do t’ju lutesha që edhe në përgjithësi të mos i pyesni njerëzit nëse janë ose jo shtatzënë.”- vazhdoi ajo.

Në shtator të 2020-ës, Teigen dhe Legend njoftuan publikisht humbjen e fëmijës së tyre të tretë, Jack, pas një shtatzënie të komplikuar që i ndërpre në mes. Që prej asaj kohe, Chrissy ka kërkuar gjithnjë publikisht që interneti të tregohet i kujdesshëm në komentet që jep dhe pyetjet që bën, pasi njësoj si ajo ka shumë gra të tjera që përballen me sfidën për t’u bërë nëna apo vështirësi të tjera shëndetësore që ndikojnë tek pjelloria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *