• |
ide | kryesore

Gjendet një pistoletë pranë Ministrisë së Drejtësisë, dyshohet se është përdorur për vrasje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një armë zjarri pistoletë është gjetur sot në një pusetë pranë Ministrisë së Drejtësisë. Arma dyshohet se është përdorur në një ngjarje kriminale dhe është çuar ne laborator për ekzaminim. Sipas A2 CNN që raporton lajmin dyshohet se arma është përdorur në një vrasje.

Për shkak të sekretit hetimor ende nuk bëhet me dije se për cilën ngjarje i referohet konkretisht kontrolli, por në vendngjarje kishte prezencë të madhe të hetuesve të drejtorisë së policisë së Tiranës seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe personit.

Të tjera detaje pritet të dalin në dritë në lidhje me ngjarjen në fjalë, ndërkohë që kamerat e sigurisë do të ndihmojnë në identifikimin e personit që ka hedhur armën.

https://video.syri.net/upload/videos/2022/02/OcAbZsu1WXGPBCvyWkUe_21_750420f9dae7f45866f27ece2853602c_video_720p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *