• |
ide | kryesore

Hamilton rekordmen në F1, por për Gasly nuk mjafton: “Me Williams do të renditej i tetëmbëdhjeti”

-Instant, Sport



“Fatkeqësisht në sportin tonë mjeti mekanik është përgjegjës për një pjesë të madhe të rezultatit përfundimtar. Edhe pse ai është piloti më i mirë i Formula 1, në timonin e një Williams ose një Haas, Lewis Hamilton nuk do të ishte në gjendje të përfundonte i treti apo i pesti: ai do ta përfundonte garën i gjashtëmbëdhjeti ose i tetëmbëdhjeti”. Kjo është deklarata e Pierre Gasly, në emisionin Mashup. Deklarata nuk është naive në fakt, por një thumbim për rekordmenin anglez, që nëse do të kishte fituar titullin kampion këtë sezon, do të ishte bërë piloti më fitues i gjithë historisë së Formula 1.

Mjafton të analizosh që për këtë konstatim, që ka brenda edhe të vërtetën, interesant është fakti që piloti i Alpha Taurit – në fakt ekipi satelitor i Red Bull – ka marrë si pikë referimi rivalin e Mercedes dhe jo… Max Verstappen, që për më tepër është kampioni në fuqi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *