• |
ide | kryesore

Video/ Javë e mallkuar, edhe Napoli ngec: Osimhen i shpëton fytyrën Spallettit dhe kap Interin, por jo Milanin

-Instant, Sport, Video



Java e 26 e Serie A është konfirmuar plot surpriza, me Napolin që barazoi 1-1 në minutën e fundit ndaj Cagliarit dhe dështon në misionin për të arritur Milanin në krye të renditjes. Në pjesën e parë mundësitë për skuadrën e Spallettit erdhën me Di Lorencon dhe Mario Ruin, por në minutën e 58′ sardët kaluan në avantazh me Gaston Pereiron, edhe falë bashkëpunimit të Ospinas. Portieri kolumbian shleu gabimin me dy super-pritje ndaj Deiolas dhe Marin, ndërsa në minutën e 87 Osimhen, me kokë, gjeti golin e barazimit që vlen vendin e dytë, së bashku me Interin.

Goli që zbuti dështimin e ndihmoi në arritjen e zikaltërve në renditje, erdhi në minutën e 87 për Napolin, falë Osimhenit të zakonshëm që me kokë rrëmbeu një barazim të pashpresuar dhe të pamerituar 1-1. U duk një mbrëmje katastrofike për të kaltrit dhe emocionuese për Cagliarin, që deri në atë moment fitonte 1-0 dhe, mund të thuhet, edhe me kontroll total. Që në momentet e para edhe pse pa ngacmime të vërteta, skuadra e Spallettit bëri shumë pak, me vetëm Mario Ruin që provoi një goditje të bukur, të devijuar nga Cragno. Sardët rezistuan të rreshtuar mirë në fushë, u treguan të rrezikshëm me Joao Pedron, e praktikisht nuk vuajtën kurrë. Në pjesën e dytë, goli i avantazhit erdhi në minutën e 58 me Pereiron që befasoi Ospinën, fajtor për lëvizjen me vonesë në goditjen e kundërshtarit. Spalletti atëherë provoi asin e tij, duke hedhur në fushë Osimhen, Ruiz dhe Ounas dhe pasi rrezikoi të pësonte 0-2 me Marin, në fund gjeti barazimin me një goditje të shkëlqyer me kokë të nigerianit.

https://www.youtube.com/watch?v=WoktlkqQ19s



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *