• |
ide | kryesore

Komisioni i Rithemelimit të PD reagon ashpër ndaj ambasadores Yuri Kim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Rithemelimit të PD ka reaguar pas deklaratave të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Zgjedhjet e 6 marsit/ Yuri Kim i çon një mesazh kandidatëve të Berishës

Sipas Komisionit të Rithemelimit të PD, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka bërë sot në Twitter ndërhyrjen e saj të radhës, në shkelje flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës se vendit, në mbështetje të narkoqeverisë së Tiranës.

“Ajo, defacto, ju ka bërë thirrje zgjedhësve se për kë duhet të votojnë”, thuhet në reagim.

DEKLARATA

Ndërkohë që fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit ka nisur zyrtarisht, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka bërë sot në Twitter ndërhyrjen e saj të radhës, në shkelje flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës se vendit, në mbështetje narkoqeverisë së Tiranes. Ajo, defacto, ju ka bërë thirrje zgjedhësve se për kë duhet të votojnë.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, denoncon deklarata të tilla politike nga përfaqësues të huaj gjatë fushatave elektorale. Komisioni i konsideron ato si ndërhyrje të palejueshme, të papranueshme, e të njëanshme në procesin zgjedhor, në rastin konkret në favor të qeverisë më të korruptuar të Europes.

Mbi të gjitha, kjo deklaratë është në kundërshtim të plotë me Nenin 41 të Konventës së Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Protokollet Opsionale, nënshkruar në vitin 1961 në të cilën edhe Shqipëria është palë. Neni 41 pika 1 thotë shprehimisht: “Pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetet e tyre, është detyrë e çdo personi që gëzon këto privilegje dhe imunitete të respektojë ligjet dhe rregullat e shtetit pritës. Ata gjithashtu nuk kanë të drejtë të përzien në çështjet e brendshme të atij Shteti.”

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike thekson se shqiptarët hedhin poshtë luftën me lobingje korruptive dhe pa fakte kundër korrupsionit si një praktikë që ndihmon korrupsionin.

Komisioni i kërkon Ambasadores Yuri Kim tërheqjen e kësaj deklarate e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, për respektimin e të cilit, partitë politike në Shqipëri, janë të angazhuara.

Komisioni dënon çdo ndërhyrje në procesin zgjedhor, për më tepër kur qëllimi final është mbështetja për qeverinë më të korruptuar të Europës, që çdo ditë largon shqiptarët nga vendi i tyre, dhe sponsorizimi i një opozite fasade misioni i vetëm i se cilës është vrasja e shpresës duke bërë pazare me qeverinë.

Së fundi, Komisioni deklaron se sponsorizuesi dhe llogarimarrësi i vetëm i kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” është populli opozitar që refuzon të pranojë se alternativa e vetme ndaj Edi Rames është bari që ofron znj. Kim.

Është ky popull që i përzgjodhi këta kandidatë dhe po ai do t’i votojë. Nesër, kur ata të jenë fitues, detyrimi i vetëm I tyre nuk do jete as ndaj liderëve politike dhe aq me pak ndaj diplomatëve në shërbimin e Edi Ramës, por vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë!

Lexo më tej: Yuri Kim e shndërroi 6 marsin në test për veten



6 Comments

  1. kandidatet e shtepise se lirise e kane te sigurte fitoren pasi jane njerez te zgjedhur nga demokratet me pro amerikane te atyre zonave me integritet dhe familie te mira qe kane dhene per komunitetin e atyre zonave dhe qe nuk kane te bejne me politiken me opo pa grada

  2. bravo e madhe llaf per llaf.
    Si ish perkrahes i PS do desha kto ti lexoja nga ata. Por kete qendrim te drejte e thote pikerisht PD.
    Atehere s’ka rendesi etiketa partiake. Bravo Berisha &PD.

    1. Kim dhe atyre te Dash u ka ikur truri dhe llogjika. Kujtojne se jemi ne kohen e Pinocetit kur benin grushte shteti kur te donin
      Ju sot nuk ju pyesin as talebanet
      Po ju vjen Trump

  3. Komisioni i Rithemelimit reagoi ashper duke ia fut nje pordhe qe e coi eren deri ne Amerike.

    Putini e nderpreu planin e luftes ne Uklraine, qe te vendoste c’krah duhet te merrte ne ket punen e Sales.

    Kim Jong Un’i nisi nje rakete interkontinentale per te shprehur meshtetjen per popullin liridashes te shtypur nga thundra amerikane.

    Kinezet jan ne hall te madh, se “Shpia e grus se Sales” u vodhi strategjine e marrjes se Taivanit.

    1. Kjo plehra megjithe Ambasaden duhet te zhduken nga Shqiperia. Enver Hoxha beri mire qe i zboi keta kermat Amerikan dhe nuk hapi Ambasada me ta

  4. Narko shteti, po ato fotot e fundit te Zenit me njerez te akuzuar per trafik serioz kokaine si shpegohen o Berish?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *