• |
ide | kryesore

Kopertina e Nicole Kidman nxit reagime të shumta në rrjet

-Instant, Paparazzi, Slider



Në qoftë se nuk do ta dinim moshën e vërtetë të Nicole Kidman, as që do e besonim se ylli i “Eyes Wide Shut, “Moulin Rouge”, “Grace of Monaco” dhe shumë e shumë filmave e serialeve është 54 vjeç. Por, pavarësisht moshës aktorja e mirënjohur australiane i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa u shfaq në kopertinën e fundit të “Vanity Fair”, me një kostum nga koleksioni i ri i Miu Miu, që vinte në pah linjat e saj elegante.

Dhe ashtu siç ndodh gjithmonë, lexuesit janë ndarë në dy grupe: një pjesë e tyre e kanë quajtur joshëse dhe të guximshme veshjen e Nicole, kurse të tjerë e kanë konsideruar të ekzagjeruar dhe aspak të denjë për një artiste të kalibrit të saj. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të gëlojnë komentet.

“Ajo është një aktore e kompletuar që është nominuar për Oscar. Pse është e veshur si një vajzë shkolle? Aspak e këndshme”, komentoi njëri në postimin e kopertinës në Instagram të Vanity Fair, ndërsa një tjetër shkroi, “Do të doja të dëgjoja konceptin pas kësaj sepse realisht nuk e kuptoj”. Por, gjithsesi, kishte edhe nga ata që e komplimentuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *