• |
ide | kryesore

Lori Hoxha një thumb për Donaldin?

-Instant, Paparazzi, Slider



Që pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, me fitues balerinin Ilir Shaqiri, kanë ndodhur shumë diskutime dhe përplasje mes vëllezërve Veshaj dhe produksionit të Top Channel.

Aktori ishte shumë afër fitores, por nuk arriti dot ta merrte atë. Kjo duket se ka sjellë disa krisje të mëtejshme.

Jo vetëm që ai fshiu nga Instagrami i tij emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni i Top Channel, i titulluar “Më Lër të Flas”, por u tha që ai bashkë me Beatrix-ën nuk do të ishin pjesë e programit post “Big Brother VIP”.

Pas gjithë kësaj rrëmuje që ka ndodhur, në Instagramin e saj ka postuar edhe producentja e “Big Brother VIP Albania”, ku si duket thumbon në një mënyrë ose në një tjetër Donaldin.

“Nëse ju ofrohet një vend në një anije kozmike, mos pyesni se çfarë ndenjëse. Vetëm hipni. Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë këtë të ndodhë. Në vijim të gjërave më të madha dhe më të mira.”- shkruan ajo.

Me këtë ajo mund të thotë që Donaldi duhet të jetë i lumtur për pjesëmarjen në këtë program dhe të pranojë humbjen. Kujtojmë se vëllezërit Veshaj e bënë edhe ‘unfollow’ Lorin në Instagram.

Për këtë gjë ka reaguar gjithashtu edhe Eduart Grishaj, regjisori i “Big Brother VIP Albania”, i cili u shpreh se janë mësuar nga reagimet e shqiptarëve të cilët nuk dinë se si të pranojnë humbjen.

Ai gjithashtu thotë se të 4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre, dhe vetëm njëri do ta fitonte çmimin e madh.



2 Comments

  1. Kemi mare fund si shoqeri,…..kudo degjenerim komplet te falimentuar,…….popull monster dhe normalecmund te pritejnga nje diktature kriminale per gjysem shekulli ku njerzit shqyenin njeri tjetrin spiunonin brenda gjakut ,peshtynin njeri tjetrit, dhe pas 90 erdhi mbrekullia ujqerit do ktheheshin ne demokrate , nga vera del uthulla por nuk pritet qekjo e fundit tekthehet ne vere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *