• |
ide | kryesore

Mozzik tregon problemet me shëndetin mendor

-Instant, Paparazzi, Slider
mozziku-mp4nkln1n4nl16ohhx6hufy11o58zat5ml3ws25i88-2.gif



Mozzik ka folur si rrallëherë për jetën e tij private.

Ai ka dhënë një intervistë për emisionin “Oxygen”, ku rrëfeu se ka vuajtur nga ankthi që kur ishte 20-vjeç. Reperi thotë mes të tjerash se ka përdorur qetësues për këtë problem dhe se viziton rregullisht psikologun për gjendjen e tij emocionale. “Dikur si i ri, si një 20-vjeçar deri në 25 vjeç kam pasur ankth të theksuar. Është e hidhur që si 22 vjeçar me marrë qetësues për të fjetur në gjumë, me mjek dhe përkrahjen e familje i kam kaluar këto sfida. Ankthi është pjesë e jetës. Mos mendoni se mund t’ju ndihmojnë vetëm ilaçet dhe mjeku por këshillat e familjes dhe koha është ilaçi më i mirë që i duhet një të riu për të kaluar ankthin. 8 muaj e kam mbajtur të fshehtë, fatkeqësisht nuk ka shumë njohuri për shëndetin mendor tek ne.

Unë shkoj çdo muaj se kam nevojë, këtë e kam mësuar në Zvicër, kur ke probleme emocionale është psikologu për këtë”, ka thënë reperi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *