• |
ide | kryesore

“Rusia ka një listë me njerëzit që do ekzekutojë pasi të pushtojë Ukrainën”, reagon për herë të parë Moska

-Instant, Arkiva, Planet



Rusia ka hedhur poshtë raportet e inteligjencës amerikane sipas të cilave rusët kanë një listë të gjatë me emra konkretë që do të kapen ose ekzekutohen pas pushtimit të Kievit. Zëdhënësi I Kremlinit Dmitry Peskov e quajti raportin e mediave të huaja si një “gënjeshtër absolute”.

Në një letër drejtuar shefes së OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, ambasadori i Uashingtonit në OKB në Gjenevë shkroi se forcat ruse po krijojnë lista të ukrainasve “për t’u vrarë ose dërguar në kampe pas një okupimi ushtarak”.

Lexo më tej: Zyrtarët e inteligjencës amerikane: Rusia harton listën e vrasjeve pas pushtimit të Ukrainës 

Ambasada amerikane në Moskë gjithashtu ka paralajmëruar amerikanët për sulme të mundshme në vende publike në Rusi, duke thënë se ata duhet të kenë plane evakuimi.

Peskov e përshkroi paralajmërimin si “shumë të pazakontë”.

Ai u tha gazetarëve se situata në Ukrainën lindore mbeti “e tensionuar”.

Por ndërsa Kremlini ka mohuar të ketë plane konkrete për një samit midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, ai tha se mbetet i hapur për bisedime.

“Ekziston mirëkuptimi se dialogu duhet të vazhdojë në nivelin e ministrave të jashtëm”, tha Peskov.

“Nëse është e nevojshme, natyrisht, presidentët rus dhe amerikan mund të vendosin të mbajnë një telefonatë ose të lidhen me metoda të tjera.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *