• |
ide | kryesore

Shailene Woodley dhe Aaron Rodgers i japin fund fejesës

-Instant, Paparazzi, Slider



Shailene Woodley dhe Aaron Rodgers i kanë dhënë fund lidhjes pas më shumë se 2 vitesh bashkë! Burime për People bëjnë me dije se dyshja janë ndarë shumë miqësisht, por zgjodhën t’i japin fund pasi lidhja thjesht nuk po funksiononte më.

“Ata janë dy njerëz shumë të ndryshëm, me karriera të ngarkuara dhe shumë të zënë. Pengesat që i ndanin ishin të mëdha, prandaj vendosën t’i jepnin fund. Do të qëndrojnë miq pasi s’ka asnjë dramë mes tyre. Nuk funksionoi dhe kaq.”- tregon po i njëjti burim.

Lajmi i ndarjes erdhi 2 vite pasi aktorja dhe sportisti konfirmuan fejesën. Përgjatë kësaj periudhe nuk u mësua shumë për romancën, por thuhet se ish-çifti u njohën gjatë pandemisë. Detajet e tjera zgjodhën t’i mbanin private.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *