• |
ide | kryesore

Subashi – Tabaku/ Plas sherri në komisionin për inceneratorët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe dëshmia e kryetarit të bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka kaluar me tone të larta në komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët.

Në momentin kur po diskutohej zhvendosja e inceneratorit të Fierit kryetarja e komisionit Jorida Tabaku e pyeti për arsyet e zhvendosjes së vendit të ndërtimit të inceneratorit që sipas deputetëve të opozitës i ka shkatuar dëm shtetit për shkak të shpronësimit më të lartë në truallin aktual.

Kryebashkiaku i Fierit pretendonte të kundërtën dhe në një moment debati është nxehur.

DEBATI

Subashi: Nëse shoronësimi do të bëhej në vitin 2016, duke marrë atë status pronash dhe ato dru frutorë, etj, kostoja e shpronësimit do të ishte rreth 52 milionë lekë të reja. Pra do të ishte realisht më shumë se ajo që është shpronësuar në vendin tjetër… (ndërpritet nga Tabaku) Nuk ka problem zonja kryetare. Unë po e hedh këtu. Ju merrni një ekspert dhe verifikojeni këtë. Problemi është këtu që në fshatin Mbyet nuk ka pasur një raport apo vlerë shpronësimi zyrtare sepse nuk u arrit që të shkohej deri tek vlerësimi. Ishte caktuar të bëhej inceneratori aty dhe Këshilli vendosi që nuk do të behej aty për ato arsye që unë thashë. Nëse procesi do të kishte kishte avancuar dhe aty do të ishte bërë vlerësimi do të ishte më e lehtë që sot të krahasonim 2 dokumente zyrtare. Meqë këtë vlerësim nuk e kemi, por kemi një indicie nga një ekspert që bën çdo ditë atë punë…

Tabaku: Nuk ka lidhje me këtë komision. Ta zëmë se është një familjar i zotit Subashi… Nuk ka lidhje me këtë komision. Ai për ne nuk është një raport zyrtar.

Subashi: Zonja kryetare. Nuk të kam ofenduar në asnjë sekondë. Nuk jam marrë me familjarët e tu se po të doni mund të merrem.

Tabaku: Po patjetër. Merruni.

Subashi: Tërhiqe atë që sapo the! Tërhiqe atë që sapo the!

Tabaku: Po nuk do merremi me një raport jo zyrtar.

Subashi: Tërhiqe! Tërhiqe!

(Ndërhyn Belind Këlliçi)

Tabaku: Nga dikush që mund të jetë edhe familjari imi e thashë. Nuk ka asnjë lloj problemi. Kaq. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. kjo është dhe beteja e vërtetë e Berishës. Beteja e tij deri tani ka qenë fals. Deri më tani, ai përpiqej të fshihej pas “pantallonave të shkurtra” të Lulzim Bashës, për të sulmuar SHBA, për shkak të ndëshkimit të përjetshëm që ajo i ka bërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *