• |
ide | kryesore

Video/ I hoqën nga kapiten para 3 vjetësh, Xhaka i “lan” hakun me Brentford: refuzon ta vendosë dhe plas polemikat

-Instant, Sport, Video



Polemikat kthehen të përfshijnë Granit Xhakën. Arsenal fitoi në Emirates Stadium kundër Brentford dhe u ngjit në vendin e gjashtë në Premier League, por nuk mungojnë debatet. Një episod që ka patur Xhakën si protagonist, e që në fakt e errësoi disi fitoren. Mesfushori shqiptar, në fazat e fundit të ndeshjes, refuzoi të vendoste shiritin e kapitenit. Episodi ndodhi në minutën e 84, pak çaste pasi Alexandre Lacazette u zëvendësua nga sulmuesi Eddie Nketiah.

30-vjeçari nga Lioni u emërua kapiten nga Mikel Arteta për derbin e Londrës. Pas zëvendësimit, Alexandre ia dorëzoi shiritin Nketiah dhe 22-vjeçari iu afrua Xhakës për tia dorëzuar atë. Megjithatë, lojtari i përfaqësueses zvicerane refuzoi të vendoste shiritin në krah dhe u largua. Një vendim që ka ngjallur disa kritika në rrjetet sociale, si gjatë ashtu edhe pas ndeshjes.

Nketiah, i mënjanuar nga reagimi i 29-vjeçarit, më pas ia dorëzoi shiritin mbrojtësit të krahut Kieran Tierney. Xhaka ishte kapiten i Arsenalit nga shtatori 2019 deri në muajin pasues. Në fakt, më 27 shtator 2019, pas votimit të shokëve të skuadrës, Graniti fitoi shiritin e kapitenit. Megjithatë, gjithçka ndryshon një muaj më vonë. Zvicerani u zëvendësua gjatë barazimit ndaj Crystal Palace, duke reaguar keq. Tifozët e ofenduan dhe ai e hodhi fanellën në tokë duke i kthyer fyerjet tifozëve. Lojtari u përjashtua kështu nga ndeshja kundër Wolverhampton dhe më 5 nëntor 2019 iu hoq shiriti i kapitenit, i cili iu caktua Pierre-Emerick Aubameyang.

Në distancë pothuajse prej tre vjetësh, gjesti i Xhakës krijoi sërish zhurmë dhe çështja e “kapitenit” te Gunners vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes. Gazetari dhe tifozi i Arsenalit, Piers Morgan, pas vërshëllimës së fundit kundër Brentford, u përpoq ta përmblidhte dhe të shpjegonte çështjen në Tëitter si më poshtë: “Refuzimi i Xhakës për të marrë shiritin në krah, përmbledh në mënyrë perfekte problemin më të madh të Arsenal, që nga largimi i Vieira. Nuk kemi pasur kurrë një kapiten/lider të vërtetë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *