• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve, as ‘Don Agaçi’ nuk e njeh Mirel Mërtirin, Stela Gugallajn e Klodian Zoton

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është duke dëshmuar ditën e sotme para Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Agaçi në këtë komision tha se nuk ka njohje dhe nuk i ka takuar asnjëherë biznesmenët në kërkim, Mirel Mërtiri, Klodiana Zoto dhe Stela Gugalljan. Disi e habitshme në fakt pasi një koncension me vlerë 430 milionë euro nuk mund t’i jepet rastësisht një personi apo kompanie pa njohje në rrethet e larta të vendimmarrjes. Sidoqoftë dëshmia e Agacit nuk mud të paragjykohet apriori. Ndoshta ai vërtet s’ka njohje me bossët e inceneratorëve. Mbase ka zbatuar thjesht porosinë e shefit të tij politik. 

Po ashtu, ai theksoi se Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar një vendim për autorizim e procedurave për incineratorët lidhur me projektaktin që ministria propozuese ka qarkulluar siç janë procedurat normale.

Pjesë nga dëshmia në Komision:

Tabaku: Keni ndonjë njohje me Mërtirin, Zoton dhe Gugalljan?

Agaçi: Jo!Tabaku: Nuk i keni takuar për punë?

Agaçi: Asnjëherë!

Më herët Agaci tha se nuk ka një vendimarrje të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e fituesit të koncensionit. Përpara tij në komision dha dëshminë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.  ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *