• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve, Berisha: Të gjithë janë në dorën e Klodian Zotos, prandaj ai i sfidon duke pirë kafe në lokalin e babait

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për aferën e inceneratorëve gjatë një takimi elektoral në Shkodër në mbështetje të kandidatit Bardh Spahia. Berisha tha se Klodian Zoto i ka në dorë të gjithë prandaj po i sfidon dita ditës duke dalë hapur edhe pse është në kërkim. 

“Aferat më të mëdha korruptive kanë shpërthyer në këto kohë. Shqipëria renditet e dyta në botë për ryshfetin. Keni dëgjuar ju për aferën e djegësve, mbi 430 milionë euro. Njëri që u ndërtua ishte me materiale skrapi, por bashkia e Elbasanit nuk e merr në dorëzim, dy të tjerë nuk ekzistojnë . Ju dëgjoni të përmendet, Gugallja, Mërtiri, Zoto etj. Ata kanë abuzuar, shpërdoruar mijëra euro, para tuajat, të buxhetit të shtetit, tuaj, pasi buxheti vjen nga ju. Taksat japin të gjithë buxhetin. Ata u lejuaj të bëjnë rrush e kumbulla paratë tuaja, sepse ato para nuk janë as sa 1/10 që ka marrë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, e Lefter Koka. Gjoja e ka shpallur në kërkim Klodian Zoton, por ai për çdo ditë del e pi kafe tek lokali i babait të tij si për sfidë, ja ku jam, ju të gjithë jeni në dorën time“, deklaroi Sali Berisha. 

Javën e shkuar në media janë publikuar foto që tregojnë Klodian Zoton duke pirë kafe në lokalin e babait të tij në Tiranë edhe pse ‘bossi’ i inceneratorëve ndodhet në kërkim. ©LAPSI.al 

 



2 Comments

  1. Ambasadori Rajerson në fushatën elektorale të Marsit 1992, u pozicionua hapur në krah të Berishës, në cdo miting, thirrje dhe fjalim ai ishte krah tij. Duke ju bërë thirrje shqiptarve që mos të votonin Partinë Socialiste të kryesuar nga Fatos Nano por të shkëputeshin nga e kaluara dhe të votonin Sali Berishën dhe partinë e tij. Kjo ishte në atë kohë politika amerikane, vizioni dhe kontributi i saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *