• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve, dëshmon Engjëll Agaçi: S’ka vendim qeverie për përcaktimin e fituesit, kontrata është lidhur nga Ministria e Mjedisit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas Erion Veliajt radha për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për aferën e inceneratorëve, është e  Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi. Ai ka thënë se Këshilli i Ministrave ka zbatuar vetëm ligjin që cuan në miratimin e kontratave për inceneratorët, por sipas tij nuk ka një vendim që përcakton fituesin e kontratës së inceneratorëve.  Sipas tij, kanë qenë institucione të tjera që kanë përzgjedhur fituesin dhe qeveria më pas ka miratuar një vendim, ku miratohet mbështetja për vijimin e një kontrate të tillë nga Ministria e Mjedisit.

“Unë nuk jam politikan. Është hera e parë që më jepet kjo mundësi të shpjegoj gjërat. Ajo që ka më shumë rendësi për këtë komision hetimor është fakti që Këshilli Ministrave nuk ka miratuar kurrë një vendim që ju i referoheni”, tha ai duke theksuar se Vendimet e qeverisë kanë një procedurë që rregllohen nga ligji organik për funksionimin e Këshillit të Ministrave dhe publikohen në Fletoren Zyrtare.

E thënë më thjesht Engjëll Agaçi ka lënë të kuptohet se përgjegjësia në këtë rast shkarkohet te Ministria e Mjedisit, e cila asokohe drejtohej nga Lefter Koka. Ky i fundit ka disa kohë që ndodhet i arrestuar në burg pas hetimeve të nisura nga SPAK. ©LAPSI.al

 

 



3 Comments

  1. Në mesazhe shfaqet se si Tabaku merr udhëzime nga Metaj e kjo nga dy gazetarë se çfarë pyetjesh duhet t’i drejtojë kryebashkiakut Veliaj.

    Në foto shfaqen bisedat paralele të Metajt me Tabakun dhe gazetarët Andi Tela dhe Andi Bushati, të cilët i thonë Metajt se çfarë duhet t’i thotë Tabakut, që kjo e fundit të marrë në pyetje më pas Veliajn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *