• |
ide | kryesore

Champions/ Kampionët e Europës sfidojnë ato të Francës: “Nëndetësja e verdhë” pret Juventusin

-Instant, F1, Sport



Rikthehen emocionet e Champions League me dy ndeshjet të tjera të fazës së 1/8 të kompeticionit, që shohin në fushë skuadra të rëndësishme. Kampionët e Europës në fuqi, Chelsea do të presë në Stamford Bridge kampionët e Francës Lille, ndërsa në sfidën në Spanjë, Villareal do të sfidojë Juventus, në përplasjen e parë historike mes tyre.

VILLAREAL-JUVENTUS
Ndoshta një nga ndeshjet e 1/8 të Champions, ku skuadrat janë më pranë njëra-tjetrës në formë, është dueli Villarreal – Juventus. Pas një fillimi të vështirë të sezonit, Villarreal arriti të kthejë gjërat dhe të ngjitet në vendin e gjashtë në La Liga dhe të sigurojë një vend në 16 më të mirët e Champions League. Ndërkohë, Juventus ka vetëm dy fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, ku njëra prej tyre erdhi pas kohës shtesë kundër Sassuolos, në Kupën e Italisë. Pra, kjo ndeshje mund të shkojë në mënyrë të paparashikueshme.

PRECEDENTËT
Juventus dhe Villarreal nuk janë takuar kurrë më parë në ndeshjet zyrtare, kështu që statistikat nuk ndihmojë në këtë rast. Shifrat vetëm tregojnë se do të jetë një ndeshje me emocione, me të dyja skuadrat që kanë cilësinë për të shënuar të paktën një gol. Për më tepër, është i rëndësishëm fakti që në tre ndeshjet e fundit të luajtura nga Juventus në të gjitha kompeticionet, të dyja skuadrat kanë shkuar në gol. Ndërsa, të dyja skuadrat kanë shënuar në 67% të të gjitha ndeshjeve të Villarealit në fazën e grupeve të Champions League.

VILLARREAL
Me tre fitore në katër ndeshjet e fundit në La Liga dhe një barazim me Real Madrid, Villarreali është qartësisht në formën më të mirë të tyre tani dhe kjo është fantastike për ta, pasi ndeshja e radhës është kundër Juventusit në 16 më të mirat e Champions League. Kjo do të thotë besim në mundësitë për ta luajtur si të barabartë. Fatkeqësisht për Emery, Villarreal do të jetë edhe njëherë pa golashënuesin e tyre më të mirë Gerard Moreno, që është një goditje e rëndë për Nëndetësen e verdhë. Fracis Coquelin dhe Ruben Pena janë gjithashtu jashtë për këtë ndeshje, ndërsa Etienne Capoue dhe Giovani Lo Celso janë në dyshim.

Formacioni i mundshëm:
Asenjo – Foyth, Albiol, Torres, Pedraza – Trigueros, Capoue, Parejo – Chukwueze, Dia, Danjuma

JUVENTUS
Gjërat dukeshin të shkëlqyera pasi Juventusi shpenzoi paratë për të nënshkruar me Dusan Vlahovic nga Fiorentina dhe sulmuesi e filloi karrierën e tij me bardhezinjtë me dy gola në dy ndeshjet e para. Sidoqoftë, Juventusi më pas barazoi në dy ndeshje radhazi në Serie A, duke përfshirë atë kundër Torinos në derbin e qytetit, kështu që padyshim që ata ende në kërkim të formës së tyre më të mirë. Sikur të mos mjaftojë, Federico Chiesa, Giorgio Chiellini janë të dëmtuar, Paulo Dybala, Luca Pellegrini dhe Daniele Rugani gjithashtu nuk do të jenë pjesë e ndeshjes, më tepër si masë kujdesi, ndërsa ka rikuperua Bonucci.

Formacioni i mundshëm:
Szczesny – Cuadrado, Danilo, De Ligt, Sandro – Locatelli, Zakaria, McKennie – Bernardeschi, Morata – Vlahovic

CHELSEA – LILLE
Chelsea rifillon mbrojtjen e kurorës së Ligës së Kampionëve kur Lille të vizitojë Stamford Bridge, për ndeshjen e parë të betejës së tyre në 1/8 të martën në mbrëmje. Blues mundën të përfundonin vetëm në vendin e dytë në Grupin H, përpara se të shortoheshin me kampionët e Ligue 1, të cilët kryesuan renditjen në një Grup G të luftuar fort.

CHELSEA
Fantazisti i Chelsea, Mason Mount ende po vuan me dëmtimin e kaviljes, por ka një shans të vogël për të qenë në dispozicion së bashku me Cesar Azpilicuetan, ndërsa ka më pak optimizëm për gjendjen e Callum Hudson-Odoi. Nuk është në dispozicion të Tuchel edhe Ben Chilwell, ndërsa Reece James përshpejtoi rikuperimin e tij nga një tërheqje në muskulin e pasëm të kofshës, por mbrojtësi i djathtë nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e parë pasi u sëmur me grip. Një tjetër paraqitje jofrymëzuese nga Romelu Lukaku në fundjavë mund ta bëjë teknikun gjerman të mendojë të rithërrasë Timo Werner, ndërsa Marcos Alonso duhet të kthehet në 11-shen e parë pas asistit vendimtar për golin e Ziyech kundër Palace.

Formacioni i mundshëm:
Mendy; Christensen, Silva, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Alonso; Ziyech, Havertz; Werner

LILLE
Sa i përket Lille, Angel Gomes u desh të tërhiqej nga ndeshja pas vetëm 27 minutash ndaj Metz me një problem në pulpë, kështu që dera është e hapur që Hatem Ben Arfa ose Timothy Weah të startojnë titullarë në Stamford Bridge. Kartoni i kuq i Edon Zhegrovës në fundjavë nuk do të thotë asgjë për këtë ndeshje, por kosovari megjithatë vështirë se do të jetë titullar në këtë ndeshje. Jose Fonte dhe Burak Yilmaz janë ata që rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen e kthimit, nëse ndëshkohen me karton të verdhë. Gourvennec me siguri po konsideron prezantimin nga minuta e parë për Renato Sanches, në vend të Xekës, dhe Zeki Celik duhet të zëvendësojë Tiago Djalo në krahun e djathtë.

Formacioni i mundshëm:

Jardim; Celik, Fonte, Botman, Gudmundsson; Weah, Andre, Sanches, Bamba; David, Yilmaz

Round of 16 Champions League
21:00 Chelsea – Lille
21:00 Villarreal – Juventus



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *