• |
ide | kryesore

Dy të plagosur në Mamurras, arrestohet një prej autorëve të dyshuar dhe sekuestrohet pushka

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë përfunduar të plagosur pas një konflikti, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur pranë Fushë-Mamurrasit ndërsa mësohet se të përfshirë në konflikt kanë qenë disa persona

Shërbimet e policisë kanë identifikuar një prej autorëve dhe e kanë vënë në pranga. Specialistët e Hetimit të Krimit, benë arrestimin në flagrancë te shtetasit: A.D.,19 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K.Ll., 50 vjeç, banues në Mamurras. Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shtetasit A.D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *