• |
ide | kryesore

FOTO/ Dalin pamjet brenda tunelit të hapur për grabitjen e bankës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lëvizjet e një personi që kanë ngjallur dyshim të policia kanë hedhur në erë planin e një grupi për të grabitur një filial banke në Bulevardin Zogu I në Tiranë.

Fillimisht policia siguroi informacion përmes rrugëve operative mbi lëvizjet e grupit dhe më pas kanë vënë në vëzhgim vendin se ku ata vepronin duke konstatuar një person të dalë nga puseta pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Ai ishte i kamufluar me veshjen e punonjësve të mirëmbajtjes. Pasi policia iu vu në ndjekje, ai hodhi në pusetë një pistoletë që më pas u dërgua në laborator për të përfituar shenjat e gishtave. Abcnews.al ka publikuar foto nga brenda tunelit ku grupi në fjalë punonte prej të paktën 1 muaji.

Hetuesit kanë dyshime se grupi i grabitësve kishin dijeni të plotë mbi planimetrinë se ku të nxirrte ky tunel, ndërsa kanë përfituar edhe nga zhurma që bëhej nga matrapiku për prishjen e një pallati aty pranë.

Objekt hetimi tashmë janë edhe disa punonjës të mirëmbajtjes së tuneleve nëntokësore apo elektricistë. Ata kanë pasur planimetrinë e zonës dhe dyshohet se kanë bashkëpunuar me grabitësit duke ua vënë atë në dispozicion.

Policia është duke kryer veprime që do t’i çojnë deri në identifikimin e autorëve. Ndërsa referimi në Prokurori është kryer për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit e kryer në bashkëpunim”. /abcnews.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *