• |
ide | kryesore

Inceneratorët/ Tabaku: Ke dhënë vendim pa këshill bashkiak për dherat. Veliaj: Tirana është më e pastër dhe paguan më pak

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Komisionin Hetimor të Kuvendit për Inceneratorët, kryetarja Jorida Tabaku pyeti Erion Veliajn se përse ka dhënë monopolin e dherave pa vendim të këshillit bashkiak.

Nga ana tjetër, Veliaj arsyetoi se vendimi është dhënë sepse është marrëdhënie mes privatit duke shtuar se është fakt që sot Tirana është më e pastër dhe paguan 30% më lirë për pastrimin se nga koha ku në qeverisje ka qenë PD.

Debati:

Veliaj: Kjo histeri duhet të marri fund

Tabaku: Mos bëj si llaxore këtu.

Veliaj: Je mundur në gjykatë në mënyrë sistematike, je mundur për shpifje. Dëshmi e rreme është që ftoni ish-kryetarët e bashkisë së PS dhe nuk ftoni Bashën, që vendos vetë pa këshillin. Lul Basha i merrte pa këshill.

Tabaku: Thuaji kolegëve ta marrin në komision. Është e turpshme për ty të merresh me një punonjëse të
medias. Pse gënjyet në këtë komision hetimor? Pse gënjyet me përgjegjësitë tuaja?

Veliaj: Për çdo pretendim për shpifje të kam mundur e do të mund në gjykatë.

Tabaku: S’më ke mundur asnjëherë dhe nuk do të më mundur asnjëherë.

Veliaj: A të nxori shpifës gjykata për Sami Frashrin?

Tabaku: Unë çdo gjë e kam të deklaruar, ju nuk keni deklaruar. Nuk kam nevojë të fsheh pasuritë siç i fsheh ti. Fatmirësisht nuk kam pasur nevojë të fsheh të ardhurat e mia para se të futesha në politikë. Problemi është për ju. Kemi këtu përfaqësues të ambasadave të huaja, në respekt të tyreve korrupsioni është interesi më i lartë, të fokusohemi këtu.

Veliaj: Nuk kam përfunduar përgjigjen, është e pa ndershme.

Tabaku: Është e pa ndershme të gënjeni në këtë komision, e di që ju kanë votuar vetëm 15% të qytetarëve kësaj radhe, por… A ka një vendim të bashkisë për përcaktimin e tarifave për dherat?

Veliaj: Në dallim nga Basha që thoshte e mora vetë vendimin, ne kemi tjetër standard. Nuk ka nevojë për vendim të këshillit bashkiak për dherat, sepse ka vetëm një vend ku shkojnë. Kjo që bën është e pa sjellshme. Si ndërtuese ti ke interes. Mërtirin dhe Zoton janë shokët e Gert Bogdanit. Basha e kishte 37 euro tonin pa këshill bashkiak, ne e bëjmë me 30% më pak. Ne çdo pastrim të Tiranës i bëjmë 30% më ulët se Luli. Nuk ka lidhje bashkia me kulturën tuaj që i hidhnit dherat në lumenj. Është marrëdhënie mes privatëve.

Tabaku: Ke vendim të këshillit bashkiak që i ke dhënë 45 mln euro inceneratorit të Tiranës?

Veliaj: Je përfituese.

Tabaku: Turp të kesh, nuk jam përfituese.

Veliaj: Familja

Tabaku: Jo, po gënjen, ke blerë çdo gjë në këtë vend, por mua nuk më blen. Fokusohu këtu 45 mln eurove ia ke dhënë koncesionarit të Tiranës?

Veliaj: Qetësohu mor goc, me qetësi. Pala që quhet bashkia e Tiranës. Kjo është marrëdhënie mes privatëve.

Tabaku: Është dhënë një monopol për dherat, 45 mln euro sipas librat e shitjes-blerës, ku është marrë ky vendim?

Veliaj: Sot Tirana është më e pastër e dinë të gjithë, edhe 30% më e lirë se Luli.

Tabaku: E kam për nder që vij nga një familje e nderuar, por ju abuzoni. Turp është të vjedhësh sic ke bërë ti. Vendimi i këshillit bashkiak si është?

Veliaj:
 Është si të blesh telefonin dhe të thuash se përse nuk morët vendim të këshillit bashkiak. Qetësohu, do bëhesh me tiroide.

Tabaku: Ej po ofendon zonjat me këtë sëmundje, është e rëndë kjo. Me qetësi.

Veliaj: Nuk vuaj nga këto komplekse.

Tabaku: Ku është vendimi?

Veliaj:
Pyetja është njësoj sikur Belindi të shesë laptopin që ka, e ti thua vendim këshilli, është marrëdhënie mes privatit. Në këtë qytet ka vetëm me këshill kombëtar vetëm një vend. Ke fusha e Aviacionit, te pallatet që zonja me të drejtë thotë jemi familje ndërtuesish, e shumë mirë.



1 Comment

  1. Qeka debile kjo Tabaku. E ka terhequr prej hunde lali Eri ne debate personale per te mos dhene asnje pergjigje per ceshtjen ne fjale. Debile, ose ndajne vertet leket bashke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *