• |
ide | kryesore

Italia i mbyll derën Djokovic, Malago i mohon turneun Internazionali: “Jo, do të ishte një mesazh i gabuar”

-Instant, Sport



Në kohën kur Novak Djokovic po bën debutimin sezonal në turneun e Dubait, një tjetër derë e rëndësishme i është mbyllur serbit, pas ngjarjeve në Australian Open. Giovanni Malagò, presidenti i Komitetit olimpik Italian, ka dalë hapur për cështjen Djokovic dhe për mundësinë që ai të marrë pjesë në turneun e ardhshëm Internazionali d’Italia në Romë. “Nëse është e drejtë që Djokovic të marrë pjesë në turneun e tenisit në Romë? Absolutisht jo. Sepse pranohet dhe nuk lejohet që dikush të bëjë dush në një kamper, që të hajë dhe flejë vetëm dhe në situata ideale, ky është mesazhi që është shumë i gabuar”, tha presidenti i Conit për Rai 3, duke iu referuar hapjes së fundit të qeverisë dhe në veçanti të nënsekretarit Vezzali, për t’i dhënë dritën jeshile kampionit serb të pavaksinuar, për të marrë pjesë në turne për aq kohë sa ai nuk bie në kontakt me ambjentet publike.

“Pika qendrore e debatit – shtoi Malagò – është se duhet të shohim se çfarë do të ndodhë nga tani deri në maj dhe shpresoj se situata të jetë më e mirë dhe të ekzistojë mundësia jo vetëm për të parë Djokovic, por edhe të rikthehemi të bëjmë aktivitetet sportive. Por unë marr çdo ditë dhjetëra e-mail nga nëna dhe baballarë që janë të inatosur sepse fëmijët e tyre nuk kanë leje e nuk mund të bëjnë sport. Më shpjegoni përse mund ta bëjë këtë një kampion në të njëjtën gjendje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *