• |
ide | kryesore

Konflikt mes disa personave në Fushë-Mamurras, dy të plagosur

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë përfunduar të plagosur pas një konflikti, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur pranë Fushë-Mamurrasit ndërsa mësohet se të përfshirë në konflikt kanë qenë disa persona. Sipas policisë rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti shtetasit Andi Diva, dhe Kastriot Lleshi, kanë  qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday”  duke plagosur shtetasit: Andi Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Diva , 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras , të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur për çështje banale.  Policia ka mundur të shoqërojë disa persona që mund të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *