• |
ide | kryesore

Lëvizja e papritur/ Gjermania godet fort Rusinë

-Instant, Arkiva, Planet



Kancelari gjerman, Olaf Scholz seklaroi se ka urdhëruar Ministrinë e Ekonomisë që të pezullojë procesin e certifikimit të gazsjellësit “Nord Stream II”, duke i dhënë kështu goditjen e parë Rusisë.

Ky vendim i Scholzit vjen pas veprimeve të fundit të Rusisë për të njohur dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, si dhe për të futur tanket aty.

“Ky vendim tingëllon teknik, por është një veprim i nevojshëm administrativ, në mënyrë që të mos ndodhë certifikimi i tubacionit. Pa këtë certifikim ‘Nord Stream II’ nuk mund të hyjë në funksion”, u tha Scholz gazetarëve në Berlin.

“Nord Stream II” është një megaprojekt rus 9.5 miliardë dollarësh me interes të madh për Rusinë që ka për funksion transportimin e gazit drejt Gjermanisë nëpërmjet detit Baltik. Ky projekt do të ndihmonte anashkalimin e transportimit të gazit nëpërmjet gazsjellësve rusë të cilët vijnë në Europën Perëndimore nëpërmjet Ukrainës. SHBA ishte shprehur kundër projektit “Nord Stream II” që në nisje të tij, duke argumentuar se ky projekt do të bënte vendet europiane, kryesisht Gjermaninë (50 përqind), edhe më të varur nga Rusia.

Kujtojmë se presidenti Vladimir Putin kishte urdhëruar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu që të “sigurojë paqe” në rajonet separatiste të Donetskut dhe Luhanskut.

Kjo njohje nga Putin është si pretekst për të pushtuar Ukrainën, edhe pse deri më tani nuk janë parë lëvizje apo tërheqje e trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas.

Lexo më tej: Njohja e pavarësisë për rajonet separatiste, Putin i hap rrugë pushtimit të Ukrainës 

Tashmë gjenden rreth 200 mijë ushtarë rusë përgjatë vijës kufitare me Ukrainën, që prej muajsh janë në gjendje gatishmërie dhe sipas agjencive amerikane të inteligjencës, Putin mundet çdo çast të urdhërojë pushtimin e vendit.

Lexo më tej: Njohja e pavarësisë së rajoneve separatiste në Rusi, Shqipëria dënonon vendimin e Putin 

©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *