• |
ide | kryesore

Mer fund lidhja mes Beatrix dhe Donald, detajet

-Instant, F1, Paparazzi



Gjithçka rreth mardhënies së tyre u kuptua natën finale, me indiferencën e Donaldit ndaj Beatrix, teksa  kjo e fundit kishte realizuar një suprizë për të.

Shumë u diskutua pas daljes, por detajet janë ato që të çojnë në konkluzione. Ditën e djeshme, në festën e organizuar nga Top Channel, ku ishin të ftuar të gjithë banorët e “Big Brother VIP Albania”, nuk ka shkuar dhe aq mirë për Donaldin dhe Beatrix-in.

Kjo e fundit u paraqit me vonës në ‘afterparty’-n e organizuar, e cila ishte e shoqëruar nga vëllai i saj Alban Ramosaj. Dyshja qëndruan larg pjesës tjetër duke ngritur dyshime për raportin e këngëtares me aktorin Veshaj pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Nëse nuk mund të mjaftonte kjo, Donaldi nuk ka nguruar të interpretojë këngën që i ka kushtuar ish të dashurës së tij Bora Zemanit, “Toxic Love”.

Të gjitha këto ngritën dyshime në rrjet për një krisje të mundshme mes Donaldit dhe Beatrix-it.

Këngëtarja nuk ka qëndruar pa reaguar, e cila me anë të një story në Instagram ka shkruajtur:

Jo histori të rreme (duke i vendosur kryq fjalës ‘jo’). Ja ku e keni, tani e rregullova.

Nëse nuk mjafton kjo për të pranuar në njëfarë mënyre krisjen mes tyre, Beatrix ka vendosur që të mos e ketë më ‘folloë’ në Instagramin e saj Donaldin dhe Romeon, ndërkohë që këta të fundit e ndjekin ende këngëtaren.

Këtë veprim të Trix-ës e ka ndjekur edhe mamaja e saj Antigona, e cila nuk i ka më ‘folloë’ vëllezërit Veshaj.

Këtë mëngjes nuk kanë munguar as reagime të tjera nga familja e këngëtares. Vëllai i saj Alban Ramosaj, me anë të një ‘story’ në Instagram, shkruante: “Mirmëngjes veç Trixës time”, kurse Antigona: “Mirmëngjes vetëm Trixës”.



4 Comments

  1. Paska qene i ndyre fare ky Donaldi.Kokrra e mashtruesit dhe aktorit. Legeni, e paska perdorur vetem per vota Trixen. Haram te qofte vota e gjithe atyre qe te votuan vetem se donin t’ju shihnin bashke. Edhe Bores i them, mos e lere kete psikopat te te perdori per here te dyte, se ne perdorimin e pare qe te beri me ate puthjen,e vertete qe te shtoi followersat por edhe te doli nami sikur po vdes pas tij. O Budallacke degjoje Arjan Konomin, ky nuk eshte per ty, mos bjer ne nivel te tij. Ky nuk ishte as per Trixen dhe jo per nje goc te zgjuar si ti. Ke 1 milion folloqersa gjej aty burrin si ta duash ti, dhe mos e ul veten te perfundosh me kete barbonin.Ky ka vite qe punon ne tv dhe s’di te shkruaje shqip. E shkruante “Ketu ka qen Donaldi”.

      1. Po jo te gjithe jane te mencur, te pjekur e te rritur o As. Si thua ti mos t’ua hapim syte ketyre budallenjve qe i perdorin tipa ordinere si Donaldi, apo emisione te degjeneruara si Big Brother apo perputhen?

  2. Keshtu e ka Donaldinja. Mori Boren e puthi me zor, packsa dukej se ia shpifte, pastaj u mor me Semin dhe bente lojera imorale me shoqen engushte te saj. Pastaj ishte radha e Sares. I erdhi radha dhe Trixes. beri ca skena perversiteti edhe me Moniken nja 203 hre. dhe ne fund i erdhi radha te perdorte dhe ate manjakn 140 cm, Egzonen. Kush do jete delja manjake e radhes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *