• |
ide | kryesore

Mungojnë vetëm dokumentet ligjore për të zyrtarizuar ndarjen e Ilary Blasi me Francesco Totti

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas 20 vitesh dashuri dhe gati 17 martese, dhe 3 fëmijësh së bashku, Ilary Blasi dhe Francesco Totti janë një hap larg lamtumirës. Sipas Corriere della Sera ata tashmë po jetojnë të ndarë në shtëpi, në mega-vilën e tyre në Romë. Për shumë vite ata kanë përfaqësuar një nga çiftet e pandashme të botës së spektaklit dhe duket e pabeshueshme, por Blasi dhe Totti nuk duhen më si më parë!

Ishte Dagospia që dha lajmin bombë pasditen e djeshme dhe më pas shumë media dhe njerëz online vunë në dukje se muajt e fundit kishte shenja të një krize mes tyre: për shembull, Ilary nuk ishte e pranishme në festën e 45-vjetorit të Tottit. Edhe në profilet përkatëse sociale, jeta në çift ishte zhdukur gradualisht.

Sipas Corriere della Sera, mungojnë vetëm dokumentet ligjore për të zyrtarizuar ndarjen. Arsyeja e ndarjes?

“Ilary ka pasur një flirt me një koleg televiziv. Kur Francesco e mori vesh, pa dyshim që nuk do i ka pëlqyer. Por nuk mbaron me kaq. Thuhet gjithashtu se futbollisti ka rënë në dashuri me një tjetër, me të cilën mendohet se ka një lidhje prej pak kohësh dhe është shumë i dashuruar”, -thuhet në gazetën Corriere della Sera.

Po ashtu flitet për një sherr mes të dyve më 5 shkurt, gjatë një udhëtimi familjar në Castel Gandolfo.

Për italianët është shumë e çuditshme të mendojnë se ka mbaruar vërtet mes Tottit dhe Blasit, sepse për gjithë këto vite kanë qenë kaq afër dhe kaq të dashuruar me njëri-tjetrin. Megjithatë, për momentin nuk ka konfirmime apo mohime zyrtare. Mbetet vetëm të presim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *