• |
ide | kryesore

Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit

-Instant, Arkiva, Kryesore



Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj është kapur sot në krim që dënohet deri me dy vjet burg, duke gënjyer në dëshminë e tij para komisionit hetimor. Në debatin e tij me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku, ai është munduar të dredhojë gjatë duke përmendur proceset që ka fituar ndaj Tabakut, duke nxjerrë kontratat e Lulzim Bashës kur drejtonte Tiranën, duke u fshehur për dy standartet e drejtuesve lokalë demokratë në qytete të tjera, por duke refuzuar më shumë se gjysëm ore ti përgjigjet një pyetje të thjeshtë: “Pse ka tejkaluar kompetencat e këshillit Bashkiak, për ti hapur rrugë ndërtimit të inceneratorit të Tiranës dhe duke firmosur vetë ersonalisht për një gjë që nuk i takonte”.

Dhe i gozhduar pasi kjo pyetje iu përsërit mbi 20 herë ai u detyrua të nxirrte një dokument tjetër, në vend të atij që i kërkoohej për të thënë që si kruebashkiak kishte vepruar me miratimin e këshillit.

Kur mbaroi debati i zjarrtë Jorida Tabaku tha: “Veliaj genjeu ne betim. Gjatë përgjigjeve ai iu refererua një vendimi te Keshilli Bashkiak të muajit shtator 2017, nderkohe qe me nënshkrimin e tij i ka hapur rruge Inceneratorit që në mars 2017 (shiko poshtë dokumentin origjinal)”. 

Lexo me tej:

Zbulohet dokumenti/ Raporti i pagesave për “djegjen” e plehrave që ka futur në ankth Veliajn

Pra për të mbrojtur firmën e tij të paligjshme Erion Veliaj lexoi një dokument tjetër që kishte lidhje me buxhetin e bashkisë dhe jo me miratimin e projektit për inceneratorin.

Image

Nisur nga ky debat i nxehtë, Lapsi.al është përpjekur të spjegojë se pse kjo shkresë dhe ky nënshkrim u kthyen në mollë sherri?

Për të kuptuar këtë duhet njohur pak historia e kësaj afere. Kompania ‘Integrated Energy BV u angazhua që do të ndërtonte djegësin e Tiranës i cili do të financohej nëpërmjet një tarife për incenerimin e mbetjeve nga njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Tiranë.

Sipas të dhënave të mëvonshme që nxori Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe i bëri publike opozita, kjo qe një ndërmarrje korruptive që do ti kushtonte publikut shqiptar tre fish më shtrenjtë. Po cili qe roli i Veliajt në këtë ‘grup të strukturuar” që dyshohet se ka ndyer duart në një grabitje?

Me qëllim përshpejtimin e ndërtimit të kësaj vepre, që i jepte më shumë para të arrestuarve që sot janë në kërkim, Stela Gugalla dhe Klodian Zoto Erion Veliaj ka tejkaluar kompetencat e tij duke marrë edhe ato të këshillit bashkiak. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka lexuar Lapsi.al, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak. “Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill,” thekson KLSH.

Lexo me tej:

Skandali i Inceneratorëve/ Dyshime mbi 125 mijë eurot e deputetit Bllako

Pra për akuzën se ka firmosur në një shkresë pa marrë miratimin e Këshillit bashkiak Veliaj del krejtësisht zbuluar dhe ky ekspozim i tij bëhet edhe më i rëndë, kur ai mundohet, që për të mbrojtur këtë shkelje, gënjen në dëshminë para komisionit hetimor parlamentar.

“Pra ju keni nënshkruar personalisht dhe firma juaj është bërë shkak që të ngrihet një koncesion që kushton 90 milionë euro për 30 vjet. pa e pyetur këshillin bashkiak. Ju pretendoni se e kane marrë miratimin e tij në shtator, por atëherë kjo nuk kishte asnjë vlerë, sepse atëhere kontrata për inceneratorin qe firmosur dhe ngritja e tij ishte bërë fakt” i tha deputeti Belind Këlliçi.

Kaq do të mjaftonte që po të kishim një SPAK të pavarur dhe një një drejtësi që kryebashkiaku e përdor si pas nevojave të tij, prokurorët të trokisnin në zyrën një derën njeriu që është bërë pjesë në një mega aferë që do ti kushtojë publikut diçka më pak se 500 milionë euro. Këtij nënshkrimi Erion Veliaj i shtoi këtë të martë edhe një gënjeshtër nën dëshmi. 

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Mali me mut qeka shum i madh, s,paska ngel qeveritar pa u zhyt ne kete skandal.
    Veliajt po i nxihet surrati me shume Ahmetajt dje. Keta kane arritur ne nje faze qe njerezit i duken si miza.
    Populli jeton ne skamje , kurse keta thyejn cdo rekord boteror ne grabitje te shqiptareve

  2. Ore akoma cuditeni ju te lapsi – t , keta kane rene dakort te bejn vetem zhurme . E thjeshte ,pse nuk i vene byzylyket , apo presin te pushojne shirat

  3. “Veliaj genjen” nuk perben asnje lajm.
    Eshte si te thuash qe pas te henes vjen e marta. …
    Robte ku t’i keni o kelyshe sorosiane internacionaliste

  4. Velia tha se ate firmen PRO per Inceneratoret e ka hedhur duke u bazuar …tek autorizimet qe qeveria e Sali Berishes u paska dhene te zgjedhurve lokale kur ka qene ne pushtet.
    Interesant, edhe Rama gjithmone mbrohet se gjithcka qe ka baglosur, e ka bere duke u bazuar tek urdheresat e leshuara te qeverise Saliut.
    Rilindasit pra gjithcka qe Sali Berisha paska lene ne Letra, i kane kane kthyer ne Vepra…nga hatri i madh qe i mbajne atij, Saliut pra!

  5. Me kete deklarate duhej arrestuar aty ne vend dhe cuar ne paraburgim deri ne pritje te daljes se dates se gjyqit, por kjo nuk mund ti ndodhi anetareve te sektit. Fundja ai duhej te ishte ne burg qe me shembjen e teatrit…

  6. Në mesazhe shfaqet se si Tabaku merr udhëzime nga Metaj e kjo nga dy gazetarë se çfarë pyetjesh duhet t’i drejtojë kryebashkiakut Veliaj.

    Në foto shfaqen bisedat paralele të Metajt me Tabakun dhe gazetarët Andi Tela dhe Andi Bushati, të cilët i thonë Metajt se çfarë duhet t’i thotë Tabakut, që kjo e fundit të marrë në pyetje më pas Veliajn.

  7. Ambasadori Rajerson në fushatën elektorale të Marsit 1992, u pozicionua hapur në krah të Berishës, në cdo miting, thirrje dhe fjalim ai ishte krah tij. Duke ju bërë thirrje shqiptarve që mos të votonin Partinë Socialiste të kryesuar nga Fatos Nano por të shkëputeshin nga e kaluara dhe të votonin Sali Berishën dhe partinë e tij. Kjo ishte në atë kohë politika amerikane, vizioni dhe kontributi i saj.

  8. kush do ta fusi ne burg Veli fikun,une qe nuk jam,Rama qe ben not,Meta qe s’ka shoke hajdute ap;o Saliu i ngrate.
    Do ti themi Bashes qe ta fusi ne Opera Veline.
    Bravo Bushat,ja ke rruejt.

  9. Ai qe ka vjedh taksat e shqipetateve te futet ne burg tju qihet rraca e piset . PS: mo bastarda se lali dhe nik hakilaj 2 ndraghetista pederasta qe ju duhen hedh celsat e burgut ne det e ti shohin tenderat e vjedh qe ja qift rraca sllave e ndragheta ter fisrat . PAtronazhista motren e ter femrat e familjes e te fisit mu ne grop ! Hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *