• |
ide | kryesore

A ka ministra të tjerë përgjegjës për inceneratorët? Rama: Qeverisja nuk është hapësira e ëngjëjve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama tha sot se nuk ka si ta dijë nëse në çështjen e inceneratorëve ka dhe ministra të tjerë përvec Lefter Kokës që mund të jenë të përfshirë.

Lexo më tej: Fotot që shqetësojnë kryeministrin/ Lefter Koka në krahun e djathtë të Ramës në inceneratorin e Elbasanit

Por Rama tha se në jetën publike dhe qeverisje, hapësira nuk është e ëngjëjve, por ka dhe njerës që mund të inkriminohen dhe korruptohen.

Pjesë nga debati:

Jorida Tabaku: Sot që kemi një ish-ministër në burg dhe dy pronarë koncensioni në arrati, korrupsioni e gjykoni që ka ndodhur vetëm tek ky ministër, ka përgjegjësi vetëm një ministër për firmosjen e vendimeve të KM që vijnë në zyrën e Kryeministrit për të marrë vendim?

Edi Rama: Unë me ministrin e Mjedisit të kohës kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe për këtë punë kemi folur vijimësisht ka qenë super i angazhuar si ministër për punë se cfarë ka bërë nëse e ka bërë pas shpinës së gjithë procesit qeverisës se ky është një moment kur autoriteti shtetëror del nga procesi dhe bën një pit stop e bën marrëdhënie ilegale me një komponent kjo nuk është cështje që ka të bëjë me procesin e që kryeministri mund ta marrë vesh duke folur përvecse në rastin kur kryeministri është vet pjesë, patjetër e merr vesh e thotë po ti do shkosh ti marrësh e sa ti e sa unë.

Ky nuk është rasti me mua.

Edhe ata që shkojnë falen shtysën e madh kanë mëkatet, qeveria qeverisja jeta insitucionale jeta publike nuk është hapësira e engjëjve por e njerëzve dhe në këtë hapësirë ka njerëz që korruptohen, patjetër që inkriminohen patjetër.

Ajo që ka rëndësi është sistemi që është kapur e ka krijuar një aferë apo një njeri që duhet ta vërtetojë gjykata e ka bërë apo s’e ka bërë?

Kur më thoni a mund të ketë të tjerë është një pyetje shumë e pakuptimtë se është si të bëjmë muhabet si tu pyes unë juve a mundet te ketë kandidat në partinë tuaj, vijnë me lekë kandidatët?



2 Comments

  1. Sot Rama aktroi ndryshe dhe inskenoi menyren se si duhet te pergjigjen vartesit e tij ne proceset hetimore, madje perfshiu hapur Koken e Tahirin, te burgosur tashme.
    Sot Rama shkoi ne komisionin hetimor parlamentar duke plotesuar thirrjen e Ambasadores Kim qe ky komision duhej te vazhdonte, sigurisht pa dem per Ramen e ne ndihme te opozites fantazme te Bashes.
    Ndaj Rama sot nuk shkoi me megafon si ne komisionin hetimor Olldashi.
    Kjo eshte Tirana jone…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *