• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve, Rama merr në mbrojtje Veliajn: Kryetari jep vetëm miratimin, por jo fonde pa Këshillin Bashkiak

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijon dëshmia e Edi Ramës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. I pyetur për rolin e Erion Veliajt në inceneratorin e Tiranës, Rama tha se kryetari i bashkisë është një autoritet i zgjedhur dhe nuk angazhon fonde, por angazhon bashkinë.

Tabaku: Kemi pasur raste të ngjashme për tejkalim kompetencash si në Tiranë, ashtu edhe në Fier e Elbasan. Buxheti i shtetit është ekspozuar ndaj këtyre kontratave që shkojnë deri në 430 milionë euro.

Rama: Nëse do të gërmoni në bashkinë e Tiranës, do të gjeni shkresa të kohës tuaj, por me siguri edhe të miat, ku një grup vjen dhe shpreh interes. Kryetari i bashkisë është një autoritet i zgjedhur dhe nuk angazhon fonde, por bashkinë. Mesa pashë atë ndërveprimin tuaj dje, dhe kryetari i bashkisë nuk ka marrë veprim financiar, por ka shprehur opinionin e tij në parim. Nëse kryetari i bashkisë angazhon fonde pa mendimin e këshillit bashkiak, atëherë flasim, por në atë shkresë ai shpreh mendimin e tij pozitiv për ta marrë në konsideratë këtë projekt. Nëse ju më jepni shkresën ku kryetari i bashkisë angazhon fonde pa mendimin e këshillit bashkiak, jemi në një temë tjetër. Kryetari i bashkisë është autoriteti suprem sepse është zgjedhur me votën e popullit. Sigurisht që kryetari mund ta thotë se është i interesuar. Kryetari i bashkisë që çon letër dhe angazhon fonde, pa këshillin bashkiak, është në shkelje.



5 Comments

  1. Kryeplehera qe din vetem te mbroje pleherat I riciklon se ato i bejne sherbimet qe don ai!!!Ky eshte nje grup qe po nuk u ndaluan ,pasojat per kete vend do te jene fatale!!!!

  2. Medemek kryeministri nxjerr vetem udher, por me urdherin e tij nuk shkon as ne hale? Ne rregull.. Cfare ti bejme qe dikush qe eshte zgjedhur me 12% miraton (nuk angazhon fonde) gjysem miliardi € dhe nxjerr Shqiperine me buzw te kuqe..

    1. Mos na ofendo kete shtet ky shtet si pas tje esht budalla o la shkar nga binaret te blejne hekurishtet e llamarinat nga jasht e ti vendosin si strumullar ne per arat firmat per vite i kan mar parat keta persona qe meren ne pyetje i kan duart te pista esht per ti mbyllur gojen popullit qe keta surrater nuk kan gisht.

  3. Perfundimisht ky demonstron qarte qe ka deformim te thelle mendor, kulture per te drejtuar dhe per te vendosur sipas ligjit. Ketij mund ti thuash qarte dhe paster qe eshte HAJDUT kjo eshte fatkeqesi kombetare. Por fatkeqesia me e madhe eshte qe nuk kemi as president (pasi eshte e njejta prerje) dhe as Spak. Ky HAJDUT duhet shkarkuar urgjentisht dhe duhet vene direkt nen akuze se bashku me banden e tij qe duhet te kalben perjetesisht ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *