• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve, Rama në komision: Unë i dal për zot revolucionit mjedisor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama vijon dëshminë e tij në Komisionin Hetimor. Ai kundërshton shifrën 100 mln lekë të paguar nga buxheti i shtetit për inceneratorët.

Sipas Ramës janë më pak se kaq. Rreth 50 mln janë paguar për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit, ndërsa tjetër është pagesa për trajtimin e mbetjeve. 

Me gjuhë ironike Rama tha se nuk do tia lërë opozitës matematikën.

“Unë jam këtu për ti dalë për zot “revolucionit mjedisor” dhe për ti thënë gjërat në macro” tha Rama

“Buxheti i shtetit ka paguar 30.6 mln për Elbasanin dhe 24.7 për Fierin. Bëjnë 55.3 milionë. Dhe këtu mbaron puna për këto investime. Se ku I gjeni ju 430 milionë nuk e di e më pas u bënë 100 milionë” 55.3 janë financim direkt i buxhetit për ato që janë atje pastaj flasim si funksionojnë. Janë fabrika goxha të dukshme. Pjesa tjetër është financim i buxhetit dhe bashkisë por nuk është për kompaninë por shërbim” Këto para janë për shërbimin. Nuk janë para që I ka marrë kompania. Nuk janë para që I ka marrë organizata kriminale. Janë para që i jep qeveria mbështetje pa rritur taksat më tutje qytetarëve për shërbimin”, u shpreh kryeministri. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *