• |
ide | kryesore

Aksident i frikshëm në Radhimë/ Makina del nga rruga, dy të plagosur rëndë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Radhimë të Vlorës. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kolonë betoni. Si pasojë e përplasjes janë lënduar rëndë dy persona. Të plagosurit Aris Canaj (shofer) dhe Savio Dhimojani (pasagjer) janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, kështu që shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Por paraprakisht dyshohet se e gjitha ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara. Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje ndërsa priten të tjera detaje në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *