• |
ide | kryesore

Albana Vokshi kërkon transparencë për projektet e ndërmarra nga qeveria: Mbi 1000 shtëpi janë shembur

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputetja Albana Vokshi ka reagur sot në rrjetet sociale në lidhje me projektet që është duke ndërmarrë aktualisht qeveria, e të cilat kanë sjellë për pasojë shembjen e disa mijëra banesave.

Vokshi tregon se së bashku me deputetin, Flamur Noka, kanë dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për interperlancë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun.

Kjo kërkesë bëhet me qëllim qartësimin e këtyre projekteve dhe të shkeljeve që janë bërë, në dëm të mijëra qytetarëve të mbetur pa një banesë.

“Së bashku me Flamur Noka kemi dorëzuar pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën për interpelancë ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Belinda Balluku, në lidhje me projektet në zonat e 5 majit, unazës së Laprakës dhe Paskuqanit.

Pa informim e konsultim publik, pa transparencë, në shkelje të Kushtetutës, legjislacionit shqiptar dhe Konventave Ndërkombëtare, Qeveria ka urdhëruar shembjen e mbi 1000 shtëpive për t’i hapur rrugë projekteve që nuk kanë në qendër interesin publik.

Të vendosur për të bërë transparencë për atë që mund të konsiderohet e mbahet mend si operacioni më antihuman i Edi Ramës që po hap plagë të thella sociale”, shkruan Vokshi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *