• |
ide | kryesore

BE hap dritën jeshile: Nga 1 marsi mund të hiqen kufizimet në udhëtim edhe për shqiptarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli i Bashkimit Europian u kërkoi vendeve anëtare të unionit të heqin duke filluar nga 1 marsi, bllokimin e udhëtimeve jo-thelbësore për shtetasit nga vendet jo-anëtare ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Rekomandimi jepet vetëm për të vaksinuarit me dozat e vaksinave të njohura nga autoritetet europiane ose që janë rekomanduar nga OBSH.

Lihet në dorë të vendeve anëtare të kërkojnë teste shtesë për të huajt e vaksinuar me vaksina që njihen vetëm nga OBSH ose që kanë vetëm certifikatë shërimi.

Rekomandimi, që nuk përmend lehtësira për të pavaksinuarit, erdhi pasi në shumë vende jo-anëtare të unionit, kryesisht ato fqinje, po shtojnë mbulimin me vaksina të popullsive të tyre, që i përshtaten edhe standardeve dhe rregullave të vaksinimit të Bashkimit Europian.

Pjesa më e madhe e vendeve unionit kanë planifikuar lehtësimin e masave, ende pa marrë rekomandimin e Brukselit. Ndër to është edhe Italia që prej 1 marsit do të zbusë rregullat për hyrjen e të huajve, duke hequr karantinën e duke kërkuar vetëm certifikatë vaksinimi apo test negativ.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *